
Interi tani eshte nje ankth per Joao Marion. Shfaqet nje klauzole dhe nga Spanja interesohet…
Joao Mario po fillon te shqetesohet.
Ankthi i madh i madh, qe te kthehet ne Milano dhe te jete ne dispozicionin e Luciano Spallettit, eshte gati per t’u konkretizuar.
Sic thote O Jogo, Interi tashme ka paralajmeruar lojtarin se ne rast se nuk arrin ndonje oferte e kenaqshme, me shitje perfundimtare apo huazim me obligim per minimumi 27 milione euro atehere duhet te jete ne gatishmeri te klubit.
Burime nga brenda Interit i kane bere te ditur gazetes portugeze qe eshte i pamundur nje rikthim i Joao Mario te Sporting Lisbona qe e deshiron ne huazim te thjeshte. Ashtu sic eshte i pamundur nje transferim i mesfushorit ne ndonje ekip tjeter portugez.
Kjo per shkak se ne kontraten e lojtarit eshte nje klauzole qe do e obligonte Interin te paguante nje demshperblim te Sporting ne rast se do e shiste lojtarin te nje rival ne Portugali.
Klubi qe eshte me se shumti i interesuar per lojtarin, shkruan gjithmone O Jogo, eshte klubi spanjoll Atletico Madrid me te cilin Interi po negocion per transferimin e kroatit Sime Vrsaljko dhe qe tashme ka bere edhe nje oferte.
Por kjo oferte e madrileneve eshte larg nga kerkesat e Interit dhe keshtu ankthi Milano per Joao Marion eshte gjithmone e me konkret.