Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi pas pak fillon grumbullimin: Ja lista e plote e lojtareve qe do te jene prezent!

Interi pas pak fillon grumbullimin: Ja lista e plote e lojtareve qe do te jene prezent!
Inter Club Staff

Interi i ri i Luciano Spallettit do te rinise sezonin e ri nga sot ne mengjes ne Appiano Gentile. 

Qendra stervitore e Interit do te jete shtepiza e Interit edhe ne pergatitjen para-sezonale.

Sic eshte bere me dije nga tekniku nga Certaldo, ai ka preferuar vete qe grumbullimi ne male si ne vitet e kaluara dhe mbi te gjitha miqesoret trans-oqeanike te mos behen sepse i harxhojne energji skuadres.

Kjo ka qene nje zgjidhje qe edhe klubi e ka ndare me tranjerin duke zgjedhur keshtu qe skuadra te mos largohet aspak nga Milano.

Sot fillon grumbullimi e menjehere do te jene prezent pese blerjet e reja qe te gjithe i presin me padurim: Kwadwo Asamoah, Stefan De Vrij, Lautaro Martinez, Radja Nainggolan dhe Matteo Politano.

Dy te fundit sapo jane prezantuar kane zbuluar edhe numrat e tyre, 14 dhe 16 ndersa tre te tjeret do i zbulojne ne ditet e para te grumbullimit.

Ne kete moment ka shume kuriozitet mbi te gjitha edhe per debutantin ne Serie A, Lautaro Martinez qe do te veshe numrin 10 me te gjitha gjasat.

Pushime me te gjata per lojtaret qe jane ne Boteror apo jane eleminuar pak dite me pare: Vecino, Miranda, Brozovic e Perisic, plus Joao Mario, i rikthyer por i destinuar te largohet.

Kujtojme qe dalja e pare publike e Interit te ri do te jete te shtunen ne oren 20:00 ne Zvicer ku do te luajne ndaj Luganos.

Spalletti do te kete pergjigjet e para ne fushe sipas Gazzetta dello Sport qe zbulon edhe listen e plote te grumbulluarve qe do te paraqiten sot ne Appiano Gentile:

Portieri: Handanovic, Padelli, Berni.

Difensori: Bastoni, Dalbert, D’Ambrosio, De Vrij, Ranocchia, Skriniar.

Centrocampisti: Candreva, Emmers, Gagliardini, Nainggolan, Valero,

Attaccanti: Colidio, Eder, Icardi, Karamoh, Martinez, Politano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.