Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kardiologu Carù: “Sa njeri i mrekullueshem u tregua Moratti me Kanu. Me kujtohet si tani…”

Kardiologu Carù: “Sa njeri i mrekullueshem u tregua Moratti me Kanu. Me kujtohet si tani…”
Inter Club Staff

I ftuar ne studiot e Mediaset ne puntaten e djeshme te ‘Tiki-Taka – Futbolli eshte loja jone’, kardiologu i njohur, Bruno Caru, ka folur per disa ceshtje te lidhura me futbolliste, qe gjate jetes se tyre de karrieres kane pasur probleme te lindura ne zemer. 

Nje prej rasteve me te njohura eshte ai qe ka te beje me ngjyrat zikalter, pikerisht me Nwankwo Kanu.

Kanu erdhi tek Interi ne 1996 nga Ajax, dhe ju desh qe te qendronte jashte fushave per me shume se nje vit pas nje operacioni teper te kushtueshem qe e pagoi te gjithin Massimo Moratti nga xhepi i tij.

Pikerisht per kete rast, ka folur edhe Caru i cili kujton: “Moratti u tregua nje njeri i mrekullueshem, i madh. Me ftoi ne zyren e tij ne Galleria del Corso dhe me pyeti se cfare duhej bere me djaloshin. Ju pergjigja qe ishte e nevojshme nje nderhyrje ne valvulen aortike, dhe qe nuk ishte ne gjendje shume te mire”

“Ai me pyeti menjehere: Doktor, cili eshte vendi me i mire ku mund ta operojme?”

“Pasi i thashe se ku, ai me tha qe te organizoja gjithcka qe ta beja sa me mire te gjithe kete dhe une me pas organizova operacionin ne Cleveland, Ohio. Une i njihja te gjithe ata qe punon atje dhe vajta ne Cleveland me te: i rregulluan valvulen, dhe operacioni shkoi me sukses te plote.”

“Pervec nderhyrjes dhe udhetimit, Moratti pagoi nga xhepi i tij edhe per mua. Bosi i Interit beri gjithcka cfare ishte i mundur jo vetem per operacionin, por edhe per periudhen pas operacionit qe kishte te bente me rehabilitimin te cilen djaloshi e zhvilloi ne nje qender kaliforniane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.