Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Me krahasoni me Messin? Shume bukur. Por une…”

Kovacic: “Me krahasoni me Messin? Shume bukur. Por une…”
Inter Club Staff

Ai ka arritur shume me talentin e tij deri e sot, dhe krahasimet me Messin i pelqejne, por nuk i konsideron te rendesishme.

Mateo Kovacic, protagonist me bluzen e Kroacise ne ndeshjen kualifikuese per Boterorin e Brazilit, i ka thene gazetareve Kroate: “Jam shume i lumtur qe arritem tja dalim. E meritonim te shkonim ne Boteror. Jam shume i lumtur edhe me paraqitjen time. Krahasimet me Messin? Jam i lumtur qe me krahasojne me te, dhe sidomoes kur te krahasojne shoket e tu, por sinqerisht nuk e kam mendjen fare aty. Mendjen e kam tek dashuria per kete loje, per familjen, per shoket.” Ndjenja me pak fjale, ose vlera, varet si e shohim. Per ate kane rendesi nga pak te gjitha. Keto gjera e kane shtyre qe vazhdoje perpara me kurajo ne momentin qe ne moshen 15 vjecare ai theu nje kembe, dhe i thane qe sdo te luante me kurre futboll: “Nuk kam dyshuar kurre ne rikthimin tim. E mendoja gjithmone se do ja dilja, dhe nese e mendon dicka, me pas me vullnet e arrin. Fale zotit une ja arrita”. Keto fjale Kovacic sipas uebsajtit 24sata.hr, i ka thene ne momentin qe ka firmosur kontraten me Interin. Djaloshi i arte vazhdon rrugetimin e tij me hapa gjigandi…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.