Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT NGA SKY SPORT – Ja formacioni i Spallettit: dy surpriza nga minuta e pare

LAJM I FUNDIT NGA SKY SPORT – Ja formacioni i Spallettit: dy surpriza nga minuta e pare
Inter Club Staff

Tashme jemi vetem rreth 3 ore larg fillimit e ndeshjes se Interit ku djemte e Spallettit do te tentojne qe te harrojne shpejt humbjen ndaj Lazios diten e diele. 

Nuk ishte nje humbje e thjeshte ajo sepse erdhi ndaj nje kundershtari direkt, por tashme nuk eshte koha per te kthyer koken prapa sidomos tani qe edhe Milani beri nje hap fals ne San Siro ndaj Udineses diten e djeshme.

Gjithesesi ne shtepine e Interit duket se eshte rikthyer disi qetesia dhe ceshtja Icardi nuk ekziston me (te pakten sipas asaj qe tha Spalletti dje).

Keshtu, Mauro ashtu si deklaroi dje edhe Spalletti do te jete rregullisht ne fushe darken e sotshme dhe do te drejtoje sulmin e perbere nga Ivan Perisic dhe Politano.

Por nuk eshte se nuk ka probleme per teknikun toskan diten e sotshme: dy mungesat e rendesishme jane ato te Stefan De Vrij dhe Lautaro Martinez por edhe nje Radja Nainggolan qe nuk i ka 90 minuta ne kembe.

Keshtu, mbrojtja pritet te perbehet sot nga Miranda dhe Skriniar me surprizen e Cedric Soares ne krahun e djathte dhe Asamoah ne krahun e majte.

Surpriza tjeter ndodhet ne mesfushe ku pas shume kohes aty do te rikthehet titullar Joao Mario qe ka fituar balotazhin me Radja Nainggolan.

Shoket e repartit per Joao Mario do te jene Marcelo Brozovic dhe Roberto Gagliardini.

Nderkohe, ky eshte formacioni i mundshem sot sipas Sky Sport dhe paraqitjes se tyre grafike:

WhatsApp Image 2019-04-03 at 12.30.06

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.