Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lavezzi jo, por per Lucas dyert te hapura. Nga PSG: po shitjes! Tani i takon Thohir.

Lavezzi jo, por per Lucas dyert te hapura. Nga PSG: po shitjes! Tani i takon Thohir.
Ardis
  • On 04/12/2013, 11:24

Nuk behet fjale per Ezequiel Lavezzi, por dyert te hapura per shitjen e Lucas Moura. Ky eshte mesazhi qe u dergua ne Milano nga Parisi. Gazzetta dello Sport, informon, se klub parizien ka komunikuar me sulmuesin argjentinas qe ta leshojne perfundimisht nuk behet fjale, akoma me pak dhe ne huazim. Lavezzi tek PSG vuan, kohet e fundit po luan pak dhe keq, por duhet te harroje nje ribashkim me Mazzarrin, te pakten ne janar.

RASTI PER LUCAS – Per nje dere qe mbyllet perfundimisht, eshte nje tjeter hapet. PSG ka vene listen e merkatos Jeremy Menez – dhe kjo eshte vene re – dhe per me teper, Lucas“I pari me shitje perfundimtare dhe i dyti edhe ne huazim”, shpjegon gazeta milaneze.

DASHURI TE TILLA… – Mbi Lucas, klubi zikalter “nuk eshte tallur asnjehere: perkundrazi, ju afrua shume lojtarit, ashtu sic lojtari kishte zgjedhur Interin perpara se te vinte oferta pariziene. Pavaresisht vizitave te drejtorit teknik Branca dhe drejtorit sportiv Ausilio – por edhe vizites se prinderve te futbollistit ne Milano dhe ambjenteve te shoqerise zikalter – trativat nuk shkuan sipas pritshmerive sepse lojtari nuk ishte gati per ‘hapin e madh’ per ne Europe. Tashme, dera eshte plotesisht e hapur: dhe Interi sapo ka degjuar tingullin e ziles, asaj te huazimit”.

KUJDES NGA JUVENTUSI – Pengesa me e madhe, duke pare gatishmerine e PSG per te trajtuar me baza te arsyeshme dhe duke e marre te mireqene miratimin e Lucas, eshte konkurrenca me Juventusin, pavaresisht se braziliani nuk mund te luaje ne Champions. Nuk duhet harruar se PSG i pelqen shume Pogba, por eshte shume e veshtire qe Agnelli te flase per tratativa per kete lojtar me Al-Thani, qe prej kohesh kerkon nje opsion per te.

LISTA – Nga Lavezzi deri te Lucas, shkurtimisht. Dhe kush e di qe braziliani ishte nje nga tete emrat e listes se famshme qe Mazzarri paraqet vazhdimisht ne cdo sesion merkatoje…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags