Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,852 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Champions, e rendesishme cdo ndeshje. Ljajic mund te rritet akoma. E ardhmja ime? Do te…”

Bujar Berishaj

I intervistuar nga gazetaret e pranishem ne Converciano me rastin e zgjedhes se ‘Panchina d’Oro 2015’ (Pankina e Arte 2015 apo trajneri me i mire per sezonin qe lam pas), Roberto Mancini ka prekuar tema te ndryshme, perfshire ketu edhe te ardhmen e tij. Me poshte fjalet e tij:

CHAMPIONS LEAGUE – “Ndeshjet e fundit kane qene te mira, shpresoj me te vertete qe momenti i veshtire te kete kaluar. Ne dhjete ndeshjet e fundit duam te kthehemi protagonist, ashtu si ne fillim te kampionatit. Vendi i trete? Cdo ndeshje do te jete e rendesishme, ka akoma mundesi per kete objektiv dhe duhet te besojme. Ka akoma 30 pike ne dispozicion, mund te ndodh gjithcka”.

ADEM LJAJIC – “Eshte lojtar me kualitete te medha, mund te jete vendimtar cdo ndeshje. Mosha eshte ne anen e tij dhe mund te bej akoma shume. Por te gjithe duhet te kerkojne te ndikojne nga ketu e deri ne fund te sezonit”.

RRUGETIMI – “Kemi qene te paret per shume xhiro, pastaj ka pasur momente te veshtira me rezultate jo te mira. Por kemi qendruar larte, ne pese pozitat e para. Duhet te besojme, pastaj shohim ne fund”.

E ARDHMJA – “Te qendroj te Inter? Une jam trajneri zikalter, dhe do te jem edhe vitin e ardhshem. Pastaj shohim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.