Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini zbulon: “Toure, Inter zgjedhja e pare per te. Toulalan i dobishem, Perin…”

Mancini zbulon: “Toure, Inter zgjedhja e pare per te. Toulalan i dobishem, Perin…”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini ka qene mysafir ne ‘Senza Appello’, te henen mbrema  ne Gazzetta TV. Tekniku flet per te tashmen dhe te ardhmen e Interit te tij pas 2-2 ne San Paolo kunder Napolit. Dhe temat qe preken jane shume interesante.

Higuain ka shenuar ne te njejten porte si ju?
“Por e imja ishte me e veshtire. Ishte ne vollej ne nje krosim te Lombardo.” (flet per nje gol qe e kishte shenuar gjate kohes si sulmues tek Sampdoria, kunder Napolit).

Ke keni votuar per Pankinen e Arte?
“Montellan.”

Cfare te ka bere ta maresh Interin ne kete periudhe te sezonit?
“Te jem i sinqert nuk e di (qesh). Ka qene per shkak te dashurise dhe mirenjohjes.”

Keni menduar ndonjehere me keqardhje ose pendim per Tripleten?
“Besoj ne fat, duhej te ishte keshtu.”

Keqardhje qe keni ikur nga hoteli i Bearzot?
“Kjo po.”

Kush te ka zemeruar me shume, Balotelli, Tevez apo Osvaldo?
“Osvaldon nuk e njoh shume mire, ka ndodhur ajo qe ka ndodhur ne zhveshtore, pastaj ka kerkuar falje. Marios ia dua te miren edhe pse me ka zemeruar, me Tevez ka pasur nje problem ne Mynih, pastaj se bashku kemi fituar Premier Leaguen.”

Cfare te ka bere te besosh qe Interi i vitit te ardhshem do te jete per skudeto?
“Lojtaret punojne mire edhe pse vazhdojme te bejne gabime. Skuadra eshte permiresuar shume ne mentalitet dhe loje. Jam i sigurt se duke vene tani themelin dhe me nje pregaditje Inter mund te luftoj per skudeto.”

Cili eshte aspekti ne te cilin keni punuar me shume?
“Kam kerkuar ti jap me shume besim skuadres, qe pas nderrimit te trajnerit ishte poshte me moralin. Por eshte hera e pare qe ne aq shume vite qe jam trajner te gjej djeme qe vihen ne dispozicion plotesisht dhe ne pak kohe permiresohen, edhe pa pergaditje. Progresi qe kane bere ne keta muaj ka qene i madh.”

Juan Jesus humb besueshmerine, dje eshte dukur ai pika e dobet ne mbrojtje.
“Te themi se ne mbrojtje jemi pak naiv. Mirepo jemi duke punuar, nuk eshte e thjeshte te kalosh nga nje mbrojtje me 5 ne nje me 4. Bejme gabime, nje here Juan Jesus, heren tjeter Ranocchia. Por edhe mesfusha duhet qe te ndihmoj mbrojtjen, ashtu sic Ranocchia ka bere nje ndeshje te madhe te henen shpresoj qe nje dite ashtu te luaj e tere mbrojtja dhe ashtu do te jete.”

Zerat per Richards?
“Kemi provuar ta marrim ne janar, ka qene nje lojtar i imi tek City. Fiorentina dukej e gatshme por tratativa nuk ka shkuar deri ne fund.”

Si e perjetoni qasjen ne merkaton e ardhshme?
“Te shohim cfare do te ndodh me Fair Play Financiar. Une jam i bindur, dhe eshte edhe shoqeria, qe do te marrim lojtar te mire qe mund te bejne ate hapin e kualitetit ne skuader.”

Bolingbroke te ka dhene fleten e bardhe?
“Por ka harruar lapsin (qesh).”

Tek Interi i vitit te ardhshem mund te jete Perin?
“Perin ngjan me Zengan.”

Icardi qendron?
“Besoj per shume vite. Tani po permiresohet jave pas jave. Ne muajin e pare ka pasur veshtiresi, ne dy muajt e fundit po permiresohet shume. Jam shume i lumtur sepse ai po impenjohet. Ne fillim i kam thene te permiresohet ne lojen jashte zones dhe po e ben.”

Tani dukeni nje guru, jeni kthyer ne Itali i ri dhe i qete. Cfare te ka ndodhur ne keto vite ne Angli?
“Anglia ka qene nje shkolle e mire, sepse ne krahasim me ne italianeve ata e marrin futbollin me me shume qetesi, edhe pas nje humbje e di qe ke nje ndeshje tjeter per ta kompensuar. Ka qene nje eksperience e bukur, mua me ka sherbyer shume. Pastaj atje eshte gjithmone ftohte dhe eshte e lehte te mbetesh i ri.”

Shembelltyra te ndryshme ato te Balotelli dhe Santon?
“Mario eshte nje talent i jashtzakonshem. Ka humbur pak kohe, por duke mos qene akoma 25 vjec shpresoj qe te kete forcen dhe karakterin per tu kthyer ai qe ishte. Santon eshte kthyer pas disa vites ne Angli. Anglia forcon nje lojtar ne cdo aspekt. Tani ai eshte shume me i forte dhe i qete dhe eshte ne ndeshjen e 7-te radhazi, jemi te lumtur per ate qe po ben.”

Me e veshtire te besh te shpenzosh Cityn apo Thohirin?
“Vitin e pare kemi hedhur themelt tek City (qesh). Por ishte nje skuader ne deri ne fund te sezonit paraardhes luftonte mes vendit te 15-te dhe te 10-te, kishte nevoje per lojtar me kualitet. Por nese lufton akoma per titull do te thote qe kemi ndertuar nje skuader te kualitetit.”

Yaya Toure mund te jete boshti i skuadres?
“Yaya ka luajtur ne te gjithe kampionatet, pervec ne Gjermani dhe Itali. Nese ai, sic duket, deshiron te bej nje eksperience ne Itali, ekziston mundesia. Nuk do te jete e thjeshte. Edhe nje lojtar me personalitet dhe me kualitete teknike te pabesueshme.”

Nese Toure vjen ne Itali, Inter do te ishte zgjedhja e tij e pare?
“Patjeter.”

Toulalan eshte blere tashme? Mund te luaj me Toure?
“Duhet te flisni me Ausilion. Mund te luaj me Toure, Medel, Guarin…”

Si nuk e ka vene re Ferguson kete Pogba?
“Luante ne FA Cup dhe ishte shume i ri. Me shume mundesi nuk i kane besuar. Ne ishim duke e marr tek City, kemi pasur edhe nje takim me Raiolan,  pastaj nuk e di perse nuk eshte bere. Mua me ngjan me Vierian. Por ne Premier kane humbur edhe lojtar si Pique.”

Kapitulli Inzaghi: kur duhet filluar profesioni i trajnerit?
“Mbi te gjitha duhet te udhehiqet per ta bere, por vitet e para jane te veshtira per te gjithe. Gabimet i ben dhe jane normale. Pastaj duhet te kesh kualitet. Une e kam filluar tek Fiorentina. Nje nje vit e gjysme kemi fituar Kupen e Italise dhe kemi qene ne vendin e 6-te ne klasifikim. Por tek Milan eshte ndryshe. Ne nje klub te madh eshte gjithmone ndryshe.”

Nuk do te ishte e nevojshme te fillosh nga ekipet e vogla?
“Te kesh eksperience sigurisht qe te ndihmon, por eshte e vertete qe si ne te gjitha punet ka nga ata qe kane me shuem kualitet dhe ata qe kane me pak. Pippo nuk mund te thoshte jo, ndoshta ai mendonte te bente eksperience tek Sassuolo dhe te kthehej tek Milan. Por kur ndodhin keto raste…”

Per kuriozitet, shkruan ti ne Twitter apo e ben staffi yt?
“Ndonjehere une dhe ndonjehere stafi im.”

Letrat qe dergon per lojtaret ne fushe jane te gjitha tuajat?
“Po, letrat jane te gjithe te miat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.