532 views
Icardi, demtimi vazhdon: Mancini nuk deshiron ta rrezikoje sot ndaj Bayern!
Ne perfundim te seances stervitore qe u mbyll gjate nates shqiptare, Interi ka pare me kujdes gjendjen e Mauro Icardi – shpjegon Gazzetta dello Sport ne sajtin e saj online – i cili pritet te mungoje sot ndaj Bayern.
Kapiteni i Interit u stervit me skuadren, por dhimbja ne shpatull nuk i eshte zhdukur dhe veshtire se do te luaje sepse Mancini nuk deshiron ta rrezikoje aspak. Tranjeri zikalter e konsideron aktivizimin e tij te panevojshem sepse ne fund te fundit eshte thjesht nje miqesore. Edhe pse eshte e paevitueshme te mendosh qe kjo mungese e tij mund te lidhet edhe me merkaton – shkruan Gazzeta.