
Mancini zgjedh 4-4-2. Biabiany, Perisic ne krahe. Ndersa ne sulm Icardi…
Edhe ne stervitjen e djeshme, ashtu sic ka bere gjate gjithe javes, Mancini ka provuar me se shumti formacionin 4-4-2, qe mesa duket do jete pikerisht ky formacioni me te cilin ekipi zikalter do zbrese ne fushe te dielen ne mbremje. Sipas Tuttosport, ne krahe te mesfushes do te jene Perisic dhe Biabiany. Mbetet per t’u kuptuar se kush do te jete partneri i Icardit ne sulm. Eder eshte me i favorizuari, por nuk duhet te harrojme se edhe Palacio ka qene ne forme te mire ndeshjet e fundit. Ndersa veshtire qe te shohim ne fushe nga minuta e pare Jovetic ose Ljajic.
Ja formacioni i mundshem: Handanovic; Nagatomo, Miranda, Murillo, D’Ambrosio; Biabiany, Kondogbia, Medel, Perisic; Icardi, Eder. 4-4-2