Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,959 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marlos Moreno është i Interit sipas kolumbianëve, por kujdes nga një klub i madh evropian

Rinor Sopaj

Babai i talentit kolumbian ka thënë që do të transferohet tek një klub i madh evropian, në Kolumbi thonë se është Interi, por ka konkurrencë nga një vigan evropian.

Talenti i cili po e bën namin e po përmendet nga të gjithë në vendin e tij. Është Marlos Moreno, sulmuesi i Atletico Nacional për të cilin po të mos ishte për pasaportën ekstrakomunitare tashmë do të ishte i Interit. Mirëpo mediat kolumbiane janë të sigurta që së shpejti do të bëhet: babai ka thënë që do të transferohet tek një klub i madh evropian. Djaloshi i lindur më 1996 kushton 10 milionë, por Copa America mund të ndikojë në rritjen e cmimit dhe rrjedhimisht distanca në mes tij dhe Interit do të rritej, mirëpo pos pasaportës ekstrakomunitare, zikaltërit duhet t’i bëjnë llogaritë edhe për konkurrencën e Barcelonës.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.