Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta deshiron goditjen e madhe me parameter zero: “Gati kontrata me 5 milione euro ne sezon per yllin e Serie A”.

Marotta deshiron goditjen e madhe me parameter zero: “Gati kontrata me 5 milione euro ne sezon per yllin e Serie A”.
Inter Club Staff

Sulmi i Interit mund te pesoje nje ristilim teper te rendesishem gjate sesionit te ardhshem te merkatos.

Sipas asaj qe tregon sot Sport Mediaset, Dries Mertens eshte objektivi me kryesor keto dite per Interin duke pare se Sanchez do te largohet.

Interi do te kete mangesi ne sulmin e saj me largimin e kilianit dhe tashme objektivi i pare ka deshtuar sepse Giroud rinovoi kontraten e tij me Chelsea.

E keshtu, Marotta i ka hedhur syte totalisht tek lojtari belg i Napolit i cili gjithashtu eshte ne skadence kontrate.

Marotta per te ka gati nje kontrate tre vjecare (jo me dy me opsion per nje tjeter) me plot 5 milione euro ne sezon per yllin e Serie A.

Topi ka kaluar tek ai i cili duhet te vendose tashme. Interi nderkohe po pret nje pergjigje dhe po studion edhe per alternativa te tjera.

Edhe nese Mertens do te deshtoje si Oliver Giroud, atehere zikalterit kane Edinson Cavani si plan B per belgun.

Gjithesesi, per momentin, Mertens eshte i preferuari i klubit duke qene se edhe kontrata qe i eshte ofruar atij eshte shume e majme per moshen qe ka dhe kohezgjatja e saj tregon se Interi beson shume tek lojtari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.