Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta kthehet shume ashper: “Genjen ai qe thote se Interi eshte nje klub qe nuk ka…”

Marotta kthehet shume ashper: “Genjen ai qe thote se Interi eshte nje klub qe nuk ka…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta, ne fjalet e tij ne oret e fundit, ka treguar nje besim te plote per te ardhmen e Interit, por ka qene nje moment ku Administratori i Deleguar i Interit eshte treguar shume i ashper.

Ai ka folur per rrogat e lojtareve, nje teme shume e rendesishme kur vjen puna tek Interi sepse rreth kesaj historie ka pasur shume gjera te pavertetata.

Pikerisht kete gje eshte munduar Beppe Marotta te tregoje, duke hedhur keshtu poshte te gjithe fake news te perfolur ne media.

Sipas tij, Interi ka paguar nje me nje cdo page te lojtareve dhe mbi te gjitha, Interi ka paguar te gjitha bonuset e parashikuara sipas kontratave.

“Lojtaret ndoshta nuk e kane kuptuar mire. Jetojne ne nje bote te florinjte. Fitojne shume dhe nuk jane mesuar me probleme qe cdo familje kalon cdo dite.”

“Jane djem shume te rinj qe duhen edukuar. Pergjigjet shpesh jane pozitive por edhe negative. Na takon neve qe ti formojme, ti japim nje kulture.”

“Ka pasur nje bindje nga ana e lojtareve por drama e perjetuar per te shpetuar shendetin e te gjitheve ka qene shume serioze.”

“Pavarsisht cdo gjeje ne kemi respektuar kontratat me lojtaret, kemi paguar cdo gje, deri ne centin e fundit.”

“Nuk kemi pasur asnje euro ulje por kemi bere gjithcka sipas kontratave. Kemi dashur te respektojme cdo marreveshje.”

“E kemi pare si nje menyre falenderimi ndaj lojtareve per ate qe kane dhene ne fushen e lojes. Nuk kemi shtyre per ti detyruar te benin dicka qe nuk donin ta benin.”

“Por e theksoj, Interi eshte nje nga shume pak klubet ne Itali qe kane respektuar totalisht kontratat dhe kane paguar te plote cdo rroge per lojtaret e tyre.”

“Nuk kemi paguar asnje cent me pak. Lojtaret nuk kane marre asnje cent me pak. Kush thote te kunderten thote nje genjeshter te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.