Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Martinez: “Forca Inter! Eshte momenti me i mire i jetes, do jap me te miren. Mezi po pres…”

Martinez: “Forca Inter! Eshte momenti me i mire i jetes, do jap me te miren. Mezi po pres…”
Bujar Berishaj

Lautaro Martinez eshte tashme nje lojtar i ri i Interit.

Sot ka pasur nje takim me dirigjentet e Interit dhe kur ka dalur nga zyrat zikalter ai ka pasur rastin qe te jap nje deklarate te shpejt. Keto jane fjalet e tij:

“Forca Inter! Do te japim me te miren, njerezit shpresojne shume tek ne”.

Pastaj, duke folur mbi ate se cfare i ka thene ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito qe eshte drejtor sportiv aktual i Racing Avellanada dhe qe ka shoqeruar sot sulmuesin e ri ne Milano, ai ka deklaruar:

“Me ka treguar shume gjera, kam pasur fatin qe te ndaj dhomene zhveshjes me te. Me ka treguar rreth emocioneve qe i ka perjetuar ketu”.

“Tani jam gati, mezi po pres qe te filloj kete sezon te ri me Interin”, ka shtuar Lautaro.

“Eshte padyshim momenti me i mire i jetes sime. Jam i lumtur me zgjedhjen qe kam bere”, ka deklaruar ai ne fund para se te futet serish ne zyrat e klubit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.