Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazinho: “Rafinha eshte i lumtur, deshiron te qendroj edhe pa CHL. Do te flas me Barcelonen per…”

Mazinho: “Rafinha eshte i lumtur, deshiron te qendroj edhe pa CHL. Do te flas me Barcelonen per…”
Bujar Berishaj

Eshte arma shtese e ketij Interi.

Rafinha Alcantara ka fituar zemrat e tifozeve zikalter paraqitje pas paraqitje. Dhe dje ka ardhur edhe goli i pare.

Por eshte e ardhmja e tij eshte akoma ne dyshim. Per te njohur me mire situaten, fcinternews.it ka intervistuar babin e lojtarit duke folur rreth se ardhmes se mesfushorit brazilian. Keto jane fjalet e tij:

Nje dashuri e paster mes Rafinhas. Pritej nje impakt i tille ne Serie A?
“Kur largohesh nga nje skuader si Barcelona ke idene per te shkuar te nje klub tjeter i madh si Interi dhe te luash mire. Objektivi i Rafinhas ishte t’i tregonte te gjithve futbollin e tij, te tregoj se eshte i pregaditur dhe i rekuperuar pas lendimit. Dhe keshtu ka qene. Ka treguar kapacitet spektakolar si nga ana fizike dhe ajo teknike. Pastaj shpresoj se mund te permiresohet akoma. Po ndihmon skuadren duke dhene maksimumin dhe shpresoj te vazhdoj keshtu”.

Cfare i keni thene dje pas golit te pare?
“I kam bere komplimente. Isha shume i lumtur per golin e tij te pare me Interin. Shpresojme qe te shenoj edhe ne dy ndeshjet e ardhshme, do te ishte e bukur”.

Mendoni se Interi mund te arrij ne Champions?
“Pas barazimit te Lazios dje mendoj se ka mundesi te medha. Inter tani duhet te perballet me Sassuolon ne shtepi ne nje ndeshje te komplikuar. Por ne kete moment zikalterit kane besim, po luajne mire dhe mendoj qe do e luajne kualifikimin ne Rome me Lazion”.

Kualifikimi ose jo ne Champions mund te pecaktoj te ardhmen e Rafinhas?
“Varet gjithcka nga vullneti i Interit. Nuk ndikon nese do te jete Europa League ose Champions. Per mua eshte nje moment i mire per zikalterit te mbajne nje lojtar te rendesishem si Rafa. I ri dhe me te ardhme. Jemi te gjithe te lumtur ne Milano. Nuk ka dyshime per faktin se duhet te presim”.

E konfirmoni qe Rafinha deshiron te qendroj?
“Absolutisht. Jemi shume te lumtur te Interi. Skuadra po i jep vlere futbollit te saj. Ai po meson dhe gjendet shume mire ne kete grup. Deshiron te qendroj ketu ku eshte”.

Keni folur me udheheqesit italian per te ardhmen e djalit tuaj?
“Akoma jo. Duhet te shkoj ne Milano per te ditur synimet e zikalterve dhe te bisedoj me palet e perfshira”.

Pra nuk keni folur as me Barcelonen?
“Jo, sepse fillimisht duhet te di synimet e Interit rreth Rafinhas”.

Nese Interi do t’iu kerkonte te prisnit, cfare do te benit?
“Do te varej nga Barca. Do te kerkojme opsionin me te mire. Opsioni me i mire per tani i pergjigjet Interit. Dhe per kete do te provojme qe te qendrojme. Behet fjale per nje klub te madh. Nje qytet te bukur. E perseris, jemi me te vertete te gjithe te lumtur ketu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.