Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,795 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Guarin ne dispozicion. Kovacic, mbroj gjithmone te mijte. Une vlere e shtuar? Do te thote qe…

Mazzarri: “Guarin ne dispozicion. Kovacic, mbroj gjithmone te mijte. Une vlere e shtuar? Do te thote qe…
Xhorxh Gellci

Dita para Inter-Sassuolo ne shtepine zikalter. Gjate takimit te zakonshem me shtypin, Walter Mazzarri u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve, te cilat inter.al ua sjell te plota ne shqip.

Neser nga cfare do te zhgenjeheshe ne rast te nje rezultati negativ?
“Ne futboll, ndonjehere, duhet te shkosh pertej principeve te zakonshem. Nese nje skuader luan mire do te vijne rezultatet, tani ato kane rendesi me shume se gjithcka tjeter. Por jo per klasifikimin direkt, por per lojtaret qe duhet te jene me te lirshem. Tani duhet te shbllokojme ndeshjen, sic nuk bejme prej disa kohesh. Ne keto nivele, rezultatet negative mund te pengojne rritjen e skuadres, duke sjelle  nje seri problemesh.”

Mund te rifutet Guarin?
“Kunder Juventus, kam zgjedhur te heq dore prej tij per motivet qe i dime te gjithe. Tani gjithcka ka nisur nga zero dhe Fredy eshte ne dispozicion si gjithe te tjeret.”

Sa ka qene i rendesishem konfirmimi i Thohir?
“Per te gjithe, jo vetem per mua. Keto fjale, ne situata te caktuara, jane shume te rendesishme. Linjat qe duhet te ndjekim percaktohen nga shoqeria. Hernanes dhe D’Ambrosio demonstrojne qe qellimi eshte i perbashket, nga ana e te gjitheve. Edhe per vitin e ardhshem.”

Divorci nga Branca.
“Me vjen keq, me te kam patur gjithmone nje raport te shkelqyer dhe me ka ndihmuar deri ne kete moment. Eshte pjese e lojes dhe i uroj me te miren per te ardhmen.”

Ka rrezik qe te gabohet sezoni?
“Mund te thuhet gjithcka dhe e kunderta e gjithckaje. Besoj qe po bejme disa vleresime dhe mbi vleresimet qe jane bere deri tani, kemi kerkuar lojtare te vlefshem edhe per sezonin tjeter. Ne futboll, kur ka nje teknik te ri, vjen nje moment i vecante, por besoj se perfundimet do i nxjerrim ne fund.”

Samuel dhe Ranocchia titullare? Si e vlereson revolucionin e shoqerise?
“Gjithcka e re. Ka nisur nje proces qe ka sjelle shume ndryshime, por as une nuk e kisha parashikuar gjithe kete. Te menaxhosh nje grup ne kete moment nuk eshte kurre e lehte, por nuk eshte nje justifikim. Ju duhet te keni parasysh gjithe keto variabla qe jane te rendesishme, si kalimi i shoqerise, qe ka qene historik, si per Interin, ashtu edhe per te tjeret. Mbi dy mbrojtesit duhet te shoh si jane dhe mund te shprehetm tani.

Mund te na i qartesosh pozicionin e Kovacic?
“Dikush ka keqkuptuar fjalet e mia mbi Mateo. Kur kam folur per nje aspekt taktik, ate te Pirlos, kam specifikuar kush duhet te mbulonte ate pjese te fushes, edhe ne qofte se Mateo duhet te bente dicka me shume ne ate moment. Por ne golat nuk duhet te ishte ai. Une i kam mbrojtur gjithmone lojtaret e mi, edhe kur me behet nje pyetje specifike per nje gabim, dhe une duhet te pergjigjem. Thjesht po jepja nje shpjegim taktik.

Do te kete me shume hapesire per Botta-n pa Alvarez?
“Me lejoni te vleresoj, kemi akoma nje stervitje. Dua te vleresoj te gjithe dhe gjithcka, pastaj neser ne mengjes kemi nje stervitje te vogel dhe do shihni zgjedhjet e mia.”

Palacio nuk ka shenuar me qe pas derbit. Per cfare motiv? Icardi dhe Botta mund ta ndihmojne?
“Kam patur shume sulmues te zotet dhe ja kam dale ti menaxhoj. Varet nga momenti, mund te jete edhe per mungesen e qartesise, edhe me Cavanin ka ndodhur e njejta gje. Une nuk kam receta te vecanta, mundohem t’u jap qetesi. Por fakti qe gjendet gjithmone para portes eshte dicka shume pozitive. Duhet te vije nje episod qe te shbllokoje gjithcka. Duhet te shenojme te paret. Ndoshta eshte pak i kushtezuar, por shpresoj qe me pak fat, situata mund te ndryshoje.”

Hernanes, mund te ndikoje mbi te gjithe dhe gjithcka?
“Tani na nevojitej nje lojtar shume i mire teknikisht, qe t’u jepte nje dore edhe cunave me me pak eksperience. Nuk dua t’i jap shume pergjegjesi, por mund te jete i vlefshem edhe ne nivelin psikologjik.”

Skuadra duhet sikur vrapon pak. Si ka mundesi?
“Aspekt jo i thjeshte per t’u analizuar. Edhe kur fiton 3-0 vrapohet me pak, cdo grup ka karakteristikat e tij. Ne, ne krahasim me fillimin, duket qe vrapojme me pak, por kur takon skuadra qe vijne ketu per t’u mbrojtur nuk eshte e thjeshte te gjesh hapesira per te goditur, por nese kundershtari te le shum pak metra, eshte e veshtire te gjesh nje manover te shpejte. Pastaj pasi ta kesh shbllokuar, skuadra kundershtare duhet te rrezikoje me shume dhe ndeshja behet me e shpejte.”

Thuhet qe ju jeni nje vlere e shtuar. Ne kete muaj, kemi pare Mazzarrin me te mire?
“Kjo pyetje me pelqen. Gota mund te shikohet si gjysem e mbushur ose gjysem bosh, ndoshta ne kete moment me nje trajner me pak ekspert skuadra mund te kishte me shume veshtiresi. Por e perserit, na lini te mbarojme vitin dhe ne fund mund te vleresojme nje sezon qe ndoshta eshte permiresuar gjate kesaj kohe. Nese dikush ka thene qe une jam vlera e shtuar, do te thote qe statistikat jane ne anen time per 10 vjet. Edhe Moratti, nese ka vendosur te me besoje skuadren, do te thote qe historia flet per mua.”

Cfare impakti pret nga publiku?
“Publiku ka qene gjithmone fantastik, por kunder Catanias kemi qene te gjithe te shperqendruar. Tifozi zikalter eshte nje nga me te miret, por duhet te kuptoje qe duhet te perqendrohet ne skuadra dhe ne fusha. Nese cunat ndjejne mbeshtetje, mundte japin gjithmone me shume. Duhet te jemi te perqendruar te gjithe per skuadren.”

Pse Interi ka ngadalesuar?
“Eshte e veshtire te gjendet nje motiv specifik. Ka gjithmone nje proces qe ndikon ne psikologjine e grupit. Edhe ne Napoli kemi arritur majat, dhe te gjithe parashikonin maksimumin dhe ambjenti kerkonte gjithmone me shume. Te tjeret fillojne te te njohin, une kam provuar te ndryshoj dicka taktikisht sepse te gjithe e prisnin. Eshte e mundur qe cunat te kushtezohen nga ambjenti i jashtem, si shoqeria qe fut figura te reja. Nuk eshte e thjeshte te qendrosh i perqendruar. Pastaj edhe episodet na kane thene shpesh JO. Shpresoj qe neser te jete kthesa.”

Guarin-Kovacic-Hernanes te gjithe bashke. Ekip shume sulmues?
“Garen kunder Parmes, dua ta permend perseri. Ajo nuk ka qene nje ndeshje qe me ka pelqyer, nuk kishte ekuiliber, pavaresisht shume elementeve sulmues ne fushe. Une dua nje skuader solide dhe me ekuiliber. Shpresoj qe me kalimin e kohes, kjo skuader te dale ne drite.”

Mbrojtja eshte gjithmone pika e dobet. Si ka mundesi qe eshte kaq e veshtire te kthehet ne forme?
“Dua qe ndeshja me Juventusin te lihet menjane. Une jam merzitur per golin e dyte dhe te trete, nuk jane gola qe kane ardhur nga aksione spektakolare ose dicka e tille, por per gabimet tona. Mendoni cfare do te kishte ndodhur pa ato humbje vemendjesh. Nese shkoni te shikoni humbjet ose barazimet e Juventusit, dhe te vleresoni si ka shkuar ndeshja, me gjuajtjet e pesuara etj, ne na ka munguar vetem rezultati, edhe pse kohet e fundit na mungon goli, papritur jemi bllokuar. Tani na mungon shume, pikerisht, goli. Ekuilibrin e kishim gjetur, prandaj do shikoja gjithcka nga nje kendveshtrim tjeter.”

Icardi, per cfare motiv nuk po luan akoma? Cambiasso, si vazhdon rikuperimi?
“Cambiasso nuk eshte ne dispozicion, kjo me intereson ne kete moment. Mauro nuk ka 90 minuta ne kembbe, edhe pse eshte prej tre javesh me grupin. Eshte me mire, edhe Diego do te rigjeje formen me te mire, diskutim i njejte per Botta. Duhet te llogaritesh qe nese ben te luaje nje nga ata, nje zevendesim eshte  i djegur gjate ndeshjes. Ka shume faktore qe merren ne konsiderate.”

Alvarez mund te qendroje jashte 2-3 jave?
“Besoj se po, edhe pse ne nivel mjekesor nuk mund te behen parashikime. Une mendoj gjithmone per garen e ardhshme, prandaj nuk bej parashikime. Nuk dua te qahem. Mungon Alvarez? Mire, duhet t’ja dalim gjithsesi.”

Si mendon qe ti besh te luajne bashke Hernanes dhe Kovacic?
“Shpresoj qe braziliani mund te beje akoma me shume se sa ka treguar deri tani. Eshte nje lojtar i Kombetares  Braziliane dhe per te rinjte si Mateo mund te jete nje ndihmese e madhe. Procesi i rritjes kalon edhe nga momenti historik i skuadres. Nese Mateo do te debutonte ne Interin e Tripletes, do te ishte dicka tjeter. Edhe me Insigne kam bere nje diskutim te njejte, kete vit eshte  i gatshem. Mateo duhet ta beje kete rruge dhe mendoj se duke u perdorur keshtu, mund te permiresohet. Te rinjte duhet ti rritesh ne nje klub te rendesishem si Interi.

Sasuolo ka ndryshuar shume. Do te jete e veshtire te laush kunder nje skuadre ‘te re’?
“Floccari ka bere gjithmone mire, Berardi eshte nje kampion, Biondini dhe Brighi kane qene gjithmone mire. Cannavaro dhe Manfredini jane lojtare te gatshem. Jane nje skuader e mire, prandaj duhet te jemi sa me te qete te jete e mundur. Ne Itali nuk ka ndeshje te lehta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.