Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Mund te luftojme per vendin e trete. Sot mendoj per skuadren, me pas do ti pergjigjem te gjitheve. Vidic me Napolin…”

Mazzarri: “Mund te luftojme per vendin e trete. Sot mendoj per skuadren, me pas do ti pergjigjem te gjitheve. Vidic me Napolin…”
Ardi Deda

Ne vigjilje te Inter-Saint-Etienne, ndeshja e trete e grupit F te Europa League eshte nje mundesi qe zikaltrit te hipotekojne vendin e pare. Walter Mazzarri flet per shtypin  ne konferencen e zakonshme para ndeshjes, ne krah te Nemanja Vidic. Ja fjalet e trajnerit:

Si do ta pergatitni kete ndeshje? I keni pare filmimet e Saint-Etienne?

“E kemi studiuar, po ben nje kampionat shume te mire ne France, kampionat me skuadra te rendesishme. Eshte nje skuader qe duhet te respektohet”.

Cfare ju kujton Saint-Etienne i madh i viteve 70?

“Kujtime disi te largeta, por eshte nje klub prestigjoz. Ndeshja per ne eshte stimuluese, dua te vazhdojme te bejme ate qe kemi treguar kunder Napolit. Rezultatet jane bij te episodeve, por une dua te shoh nje qendrim te caktuar taktik dhe psikologjik nga ata te cilet zbresin ne fushe”.

Ju kane surprizuar fjalet e Moratti? Keni folur me te?

“Jam i perqendruar tek Saint-Etienne dhe nuk kam kohe per te menduar per gjera te tjera, per tu pergjigjur. Nuk kam cfare te them tjeter, bej sic kam bere gjithmone qe kur jam ketu, dua qe futbollistet qe jane ne dispozicionin tim te japin maksimumin dhe te permiresohen”.

Jane 4 ndeshje ne 10 dite, si do te menaxhoni Icardin dhe Palacion? Do te kete hapesira per Bonazzolin?

“Per kete jam duke menduar. Nuk eshte e lehte kur je ne emergjence te zhvillosh ndeshje cdo 2 ose 3 dite. Kemi pak kohe per te rekuperuar, eshte nje pyetje e mire. Me vete lojtaret do te vendos rotacionet, nuk i quaj turn over, ne baze te atyre qe do te kem ne dispozicion. Qe neser duhet te konsideroj kete faktor, eshte i rendesishem”.

Duke nderhyre ne nje pyetje per Vidic, Mazzarri shpjegon: “Vidic eshte nje futbollist qe e stervis dhe duhet ti pergjigjet ne fushe trajnerit. Po ben nje kampionat te bukur me ndonje gabim qe mund te ndodhe, pavaresisht nga tipi i mbrojtjes. Disa i kane vene fajin per golin e Callejon. Une them qe ka bere nje nderhyrje prej luftetari, ka patur fatin e keq te nje largimi te topit te pafavorshem. Gabimi eshte i atij qe nuk ishte ne zonen e sulmuesit. Nuk eshte faji i Vidic, ai ishte aty ku duhet te ishte. E them kete per ate qe i analizon ndeshjet ne menyre siperfaqesore”.

Skuadra eshte me ty, keni patur ndonjehere dyshime? Paraqitja kunder Napolit u pergjigjet fishkellimave?

“As dhe nuk e kam menduar kete, nuk kam nevoje per nje ndeshje per te nxjerre perfundime. Skuadra eshte me mua, edhe ne paraqitjet jo te mira. Fishkellimat, nese me jane drejtuar mua perpara ndeshjes, nuk i ndjej sepse jam brenda. Kur futem ne fushe me intereson vetem qe fishkellimat te mos i heqin motivimin futbollisteve. Nuk i dua sepse nuk ndihmojne te mundim kundershtarin. Per pjesen tjeter, nuk mendoj per to”.

Thonit qe kampionati francez eshte i barabarte me ate italian. Pse?

“Nese shikojme larg, si italian krahasoj kampionatin tim ndonjehere me kampionatet e tjera. Ka nje afersi shume reale me futbollin tone. Kampionati francez, dhe kujtoj ketu PSG qe garon me klubet me te mira evropiane dhe ka mundur Barcelonen, eshte ne rritje. Ndersa ne kampionat PSG nuk eshte ne vend te pare i shkeputur 100 pike nga vendi i dyte, dhe keshtu kampionati eshte permiresuar. Edhe duke pare Saint-Etienne kuptohet se cfare tipi skuadrash luajne ne France dhe veshtiresite qe mund tu krijojne skuadrave italiane”.

Cilen ndeshje te Saint-Ettiene keni pare dhe kujt i druheni me shume?

“E kam pare ne grupin e Europa League, ka bere ndeshje te rendesishme. Ka vlera teknike, eshte i organizuar dhe e respektojme”.

Te shtunen keni thene qe kunder Napolit Inter duhet te luftonte per nje vend ne Champions. Cfare keni kuptuar nga kjo ndeshje?

“Une besoj se pasi te jene rekuperuar te demtuarit dhe kushtet atletike te kthehen te shkelqyera, sic u pa kunder nje skuadre te madhe si Napoli, ne mund tja dalim me te gjithe. Veshtiresia eshte gjetja e vazhdimesise, te nisemi gjithmone sic kemi bere te dielen e kaluar. Kete vit e kemi bere shpesh, kunder Sassuolo dhe Atalanta. Pjese e pare kunder Napolit eshte ajo qe dua te shoh gjithmone. Nese ia dalim te luajme keshtu mund te jemi kompetitive dhe te luftojme per vendin e trete. Te luftosh nuk do te thote se do tja arrijme me siguri, por mund te jemi midis atyre qe e provojne”.

Cfare ka ndryshuar midis dy humbjeve dhe Inter-Napoli, per te pasur nje skuader me te perqendruar? Ka nje situate ambientale te vecante, ka ardhur si pasoje e sjelljes tende apo prej zgjedhjeve te gabuar apo dicka tjeter?

“Do te kete kohe dhe menyre per tju pergjigjur te gjitheve, tani duhet te mendoj per skuadren. Nje trajner duhet te prese momentin e duhur, dhe ky i tanishmi nuk eshte. Duhet ti jap te gjitha energjite e mia grupit, e kam bere gjithmone. Duhet te mendoj vetem per kete. Per te bere ndeshje si ajo me Napolin duhet te jesh ne forme te mire fizike, problemet jane te qarta, shoqeria i njeh. Me lojtaret e paket me te cilet kam punuar gjate nderprerjes se Kombetareve eshte pare nje ndryshim tendence. Ne kete moment cdo fjali e imja instrumentalizohet per keq, dhe per kete shkak nuk flas ndonjehere. Mendoj vetem te coj skuadren tek rezultatet, pjesen e mbetur e mbaj brenda me drejtuesit. E kemi gjithcka te qarte dhe me gjithe forcat tona do te kerkojme tu japim kenaqesi tifozeve”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.