Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Nje barazim qe e pranojme. Kovacic po rritet dhe shenon edhe gola. Per golin e anulluar dhe sulmuesit…”

Mazzarri: “Nje barazim qe e pranojme. Kovacic po rritet dhe shenon edhe gola. Per golin e anulluar dhe sulmuesit…”
Ardi Deda

“I kemi vene menjehere fund zerave per rekordin e portes se pamposhtur duke bere gol vete”. Walter Mazzarri ben pak shaka me nje shije te hidhur te mbetur ne goje kur paraqitet ne Sky pas barazimit 1-1 ne Barbera.

“Kemi kaluar momentin e veshtire, duke u nisur mire ne pjesen e dyte. Na ka munguar vetem goli, qe edhe e kemi bere ne goditjen standarte. Kam guxuar me modulin me kater mbrojtesa, por na kane munguar energjite. Madje kemi rrezikuar ta humbasim ndeshjen, me pas ka qene i zoti edhe Sorrentino tek rastet e Guarin dhe Osvaldo. Duhet te permiresohemi ne rrugetimin e rritjes tone, pranojme rezultatin”.

Qasja ndaj ndeshjes ka rrezikuar te kompromentoje mbremjen: “Vidic eshte nje kampion, ky eshte nje gabim qe ndodh nje here ne 100 vjet. Mjaftonte te kalohej momenti, e dinim qe ne 20 minutat e para do na benin presion. Por ne pjesen e dyte kemi bere shume, i kemi gozhduar duke provuar gjithcka ishte e mundur. Nuk eshte bere gol kur mund te behej. E rendesishme eshte te krijojme nje mentalitet: jemi Inter dhe duhet te shkojme ne te gjitha fushat per te fituar. Duhet te rrezikojme dicka”.

Kovacic eshte njeriu me shume i Interit? “Ai ka qene i ndalur per 3-4 dite dhe per kete ritmi i tij u ul ne fund. Nuk ishte me i kthjellet dhe duhet ta zevendesoja. Deri sa ishte mire, eshte pare qe po rritet. Shenon edhe gola me vazhdimesi: nje rritje e rendesishme qe e prisja, ishte thjesht ceshtje kohe”.

Sulmuesit kane zhgenjyer? “Po, nuk ishin brilante si zakonisht. Icardi luan gjithmone, Osvaldo po kerkon kushtet e tij fizike me te mira. Me pas eshte Palacio qe po rekuperon dalengadale. I kam lene sulmuesit 90 minuta sepse kerkoja te beja presion”.

Nevojiten dy top palyer ne krahe? “Kemi kater lojtare krahu qe mund te luftojne per vendin ne baze te kushteve te ndryshme. Jemi me mire se viti i kaluar, jemi permiresuar. Sot ishin jashte edhe Hernanes dhe M’Vila, kemi rekuperuar Guarin”.

Hernanes nuk eshte dukur i vendosur kur eshte futur ne fushe. “Jo gjithmone futbollistet mund te jene ne top forme. Kjo vlen per te gjithe, pertej individit. Duhet te kuptojme shpejt keto dinamika dhe te punojme mbi gjithcka”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.