Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, 10 shtyllat e Mazzarri-t

Inter, 10 shtyllat e Mazzarri-t
Ardis
  • On 29/05/2013, 14:10

Misionin per skudeto-n, Handa dhe 3-5-2, Guarin Top Player, Icardi alla Cavani.

I gatshem, adapt (i vecante), «qen i punes» dhe me ide te qarta. Ide per te ardhur ne forme, te gershetuara me materiale teknike qe do te gjeje dhe qe do te plotesohet nga merkato. Walter Mazzarri e ka te ndertuar ne mendje se cfare duhet te beje: te punoje sa me fortdhe sa me shume duke sjelle si rezultat lojen dinamike, te fuqishme dhe ndeshkuese.

  1. Tashme dihet: Mbas 14 vitesh Inter-i nuk merr pjese ne Europe. Nje drame? Jo, nje mungese qe duhet vleresuar (shfrytezuar). Mungesa e angazhimeve ne mesjave i jep mundesi Inter-it te luaje per vendin e pare ne klasifikim. Ekipi do te reduktohet ne numer, por do te gershetohet me elementet mazzariane qe kerkon nje ekip te zgjedhur: 15-16 veta. Nuk eshte nje sekret, qe ne kater vitet e fundit Mazzarri ka arritur te mbaje Napoli-n n nivele te larta, 4 vjet te Napoli, 4 kualifikime ne Europe.
  2. Juventus-i ka fituar 2 skudeto me skemen 3-5-2: nuk eshte sulm ndaj Juve-s por nje konfirmim te modulit qe perdor. Por nje performance e rendesishme ne fushe eshte gjithmone edhe superioriteti numerik: si te thuash, se kundershtari perdor skemen e «tridentit» ndodh ndryshimi i menjehershem i 3-5-2 me nje mesfushor krahu qe zbret ne vijen e mbrojtjes per te bere njeriun e kater; dhe keshtu sa perpara dhe mbrapa. Me pak fjale: nje baze por edhe vemendje ndaj kundershtarit. Faza e tij ofensive perhapet ne 5 njerez: te shumta jane variacionet per te zhvilluar me nje intensitet maksimal.
  3. Fredy Guarin eshte nje element thelbesor ne mendjen e Mazzarri-t: kolumbiani ka nevoje per hapesira ne fushe per te shprehur vrapin, forcen dhe kapacitetin eksploziv te tijin. Roli i tiji ideal eshte «sulmues i fshehur» dhe kjo eshte nje nga levizjet e Walter Mazzarri-t: duke u nisur pak me mbrapa se Hamsik, Guarin duhet te vendoset qe ti bej keq kundershtarit. Ai di si te godase ne drejtim te portes, ndersa Kovacic do te jete me shume «njeriu asist», me kapacitet per te «bezdisur» mbrojtjen dhe te futet ne midis tyre. Te konsiderosh Guaro-n ne versionin «alla Hamsik», eshte nje menyre per te motivuar nje lojtar qe ne muajt e fundit eshte shfaqur shume apatik. Atij i kerkohet intensitet dhe gola.
  4. Dinamizmi, vemendje seri ne detaje se si duhet luajtur topi nga goditjet e denimit dhe goditjet nga kendi. Bashkepunetoret e tij jane shume te ndjeshem per zhvillimin e «lojes pa top»: kush duhet te neutralizoje (ne fazen mbrojtjes) dhe ke duhet te beje «arme vdekjeprurese».
  5. Mbrojtja e dyte me e mire ne kampionat, me kete te fundit, Napoli-n. Mazzari vjen ne nje ekip qe ka pesuar 57 gola, ashtu si edhe Siena. Thelbesore eshte shpalosja e mesfushes dhe puna e mesfushoreve te krahut, por numrat e tij nuk genjejne: per me shume, ne kete vit te fundit, ashtu edhe ne 2010-2011, Napoli ishte mbrojtja e dyte me e mire ne kampionat; tek Reggina shpetoi duke pesuar me pak gola ne 7 ndeshjet e fundit. Te reduktoje numrin e golave te pesuar eshte objektivi i pare: tranzicioni i shpejte, me pas, do te sjelle golat e nevojshem.
  6. Shume shpesh kete vit, Inter-i ka humbur ne San Siro: 7. W.M. vetem 1 here me Napolin e tij per kete vit dhe ne 2 sezonet e kaluara 4 dhe 3 here. Duhet t`iu mesoje faktorin e «shtepise», per te rikthyer nje publik interist te zbutur nga ndeshjet e kundershtareve shume sulmues.
  7. Handanovic besonte se njehere e nje kohe tek Inter-i – gjuajtjet ne drejtim te tij nuk do te ishin me shume se 3 ose 4, e ka thene edhe vete, duke bere shaka, se nuk e mendonte se do te behej shenjester ne kete menyre. Fraza «Hiqini duart nga Handanovic» ka kuptim te dyfishte: Mazzari e konsideron ate si «totem» dhe kerkon ta mbroje me nje faze mbrojtje qe te ta kryeje sa me mire rolin e tij ne ekip.
  8. Me javen te lire, Mazzarri do te kete me shume kohe, per te udhezuar lojtaret: repart mbas reparti. Trajneri zakonisht merret me cdo grup pune, me vete.(mbrojtja, mesfusha dhe sulmi) per t`iu bere me dije mbi: levizjet, rekuperimet e topave, rreshqitjet, ndihma ndaj shokeve dhe mbi te gjitha per kundershtarin.
  9. Cassano dhe Mazzarri: historia e te dyve tek Sampdoria tashme eshte e njohur, por FantAntonio ka bere nje sezon pozitiv tek Inter-i dhe Mazzarri-t i intereson ky lojtar me eksperience. Mbetet per te kuptuar, qe ai nuk do te jete titullar por altenativ «luksi»: Mision i Pamundur.
  10. Me Mazzari-n te gjithe sulmuesit qendrore kane qene si ne parajse: nga Lucarelli tek Livorno (29 gola), nga Amoruso ne Reggio Calabria (17 gola), nga Rolando Bianci (18), nga Pazzini (Sampdoria 11 gola, nga janari ne qershor) dhe ne fund te Cavani, duke filluar 34 gola per tre sezone te Palermo, ne 78 gola ne tre sezone te Napoli. Dhe mesa duket rradhen mund ta kete Icardi, nje «eksploziv i gatshem te shpertheje».
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.