Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, D’Ambrosio i pelqen Napolit dhe eshte nje ide. Sot agjenti i lojtarit…

Merkato, D’Ambrosio i pelqen Napolit dhe eshte nje ide. Sot agjenti i lojtarit…
Bujar Berishaj

Te reja tjera nga merkato e Interit. Kete here ne dalje.

Sic raportohet nga SportItalia, mbrojtesi zikalter Danilo D’Ambrosio pelqehet nga Napoli i Aurelio De Laurentiis.

Sipas kanalit televiziv, agjenti Vincenzo Pisacane ka qene sot ne grumbullim para-sezonal te Napoli ne Dimaro, aty ku Carlo Ancelotti po udheheq stervitjet dhe keshtu mund te kemi te reja rreth se ardhmes se lojtarit.

Dhe ky lajm i SportItalia konfirmohet edhe nga gazeta Corriere dello Sport, qe thote se Napoli po kerkon nje mbrojtes krahu per t’ia bashkangjitur shqiptarit Elseid Hysaj.

E si SportItalia edhe gazeta romane thote se agjenti i lojtarit sot ishte ne grumbullimin e Napolit ne Dimaro ne Sport Hotel Rossati ku thuhet te jete folur per nevojshmerine qe te gjendet nje mbrojtes krahu i djathte por qe mund te luaj edhe ne te majte.

Dhe profili i mbrojtesit italian te Interit perputhet keshtu me nevojat e drejtorit sportiv te Napolit qe edhe vitin e kaluar kishte bere disa sondazhe rreth mundesise per te nisur nje tratative me Interin per lojtarin.

Per momentin eshte vetem nje ide e merkatos por ne ditet ne vazhdim mund te kemi te reja rreth kesaj ceshtje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.