Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Performanca e jashtezakonshme e Rafinha ndaj Sampdorias

VIDEO – Performanca e jashtezakonshme e Rafinha ndaj Sampdorias
Inter Club Staff

Kishte shume skepticizem ne momentin e pare kur u perfol se Rafinha ishte shume afer Interit ne merkaton e janarit. 

Ne mbjentet sportive, gazetaret ngrinin pikepyetje per gjendjen e tij fizike sepse sapo ishte rikthyer nga nje demtim i gjate dhe nese ishte i ai i pershtatshem per Serie A, ndersa tifozet duke pare cfare shkruhej kishin edhe ata dyshimet e veta.

Por Rafinha Alcantara eshte “muzike per syte” sa her qe perkedhel topin ne fushe: asnjehere banal, i sakte dhe i afte ta jape topin ne castin e duhur.

Qe ai kishte cilesi te padiskutuara, kjo gje u pa edhe ne paraqitjet e tij te para si zevendesues ne 20 minutat e fundit apo ne ndeshjen ndaj Bolognes, por ndeshja ndaj Sampdorias per te ka qene ndeshja me e mire e tij me bluzen e Interit qe prej ardhjes nga Barcelona.

Ai beri qe Interi te xhironte aq mire ne fushen e veshtire te Marassit me gjeometrine e tij, saktesine por edhe me pasimet kyce ne mesin e fushes. Per te mos u harruar edhe lufta qe ai ben per cdo top te diskutueshem.

Rafinha fitoi gjithashtu edhe nje penalli, ate te 2-0 se Icardit si dhe i shkoi shume prane golit me finte tek momenti i 4-0 qe u shenua po nga Icardi.

Por le te shikojme kete video 2 minuteshe me ndeshjen e Rafinhas kunder Sampit, ose me sakte, super ndeshjen e Rafinhas:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.