Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

929 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Gjuri eshte mire, enderroj Racing por kthehem vetem nese…”

Milito: “Gjuri eshte mire, enderroj Racing por kthehem vetem nese…”
Xhorxh Gellci

Ne Argjentine po enderrojne. Kthimi i Diego Militos tek Racing Avellaneda, i mundshem ne 2014, po entuziazmon tifozet argjentinas dhe Princi, para se te rihyje ne Itali, ka shkuar te takoje ish klubin e tij, duke folur per nje rikthim te mundshem: “Nese nuk do ta shpija djalin tim te shikonte Racing, do me kishte vrare. Per mua eshte gjithmone nje kenaqesi te vij dhe te shoh shoket qe kam ketu, jam si i shtepise dhe me trajtojne shume mire. Diferenca mes Argjentines dhe Italise? Futbolli jetohet pak a shume ne te njejten menyre edhe pse ajo qe provohet ne nje fushe argjentinase, nuk provohet askund tjeter. Le te themi se futbolli italian eshte ai qe i afrohet me shume.”

KAPITULLI DEMTIM – “Po rekuperohem, mungon akoma ndonje muaj por gjuri me pergjigjet shume mire. Do mundohem te kthehem sa me shpejt te jete e mundur.

E ARDHMJA: “Kam thene gjithmone: Do te doja te lija futbollin me fanellen e skuadres qe me ka bere te lind si futbollist. Eshte endrra ime, shpresoj te realizohet. Por tani mendoj vetem per rekuperimin, dua te kthehem te luaj, dua te jem mire. Nese do te jete mundesia, do te kisha deshire te kthehesha tek Racing.

MENDJE FUTBOLLISTI – “Akoma mendoj si nje futbollist dhe dua te luaj. Te jem trainer? Mendoj ne disa raste. Por do me pelqente te vazhdoj ne boten e futbollit gjithsesi. Por tani per tani mendoj si futbollist, duhet te ndryshoj chip-in.

TEK RACING AVELLANEDA – “Te kthehem tek Racing? Vetem nese jam mire, duhet te jem mire, gjeja me e rendesishme eshte te jem mire fizikisht. Nuk me mungon shume per te mbyllur karrieren dhe shpresojme qe ta bej ate me Racing.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags