Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

84 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: Kthehem ne maje per tifozet! Gjuri eshte mire: objektivi eshte grumbullimi ne vere

Milito: Kthehem ne maje per tifozet! Gjuri eshte mire: objektivi eshte grumbullimi ne vere
Xhorxh Gellci

I ftuar ne Inter Channel ne emisionin “Prima Serata” ne oren 21 eshte Diego Milito. Eshte hera e pare qe kampioni argjentinas flet pas demtimit te keq ne ndeshjen e Europa League te 14 shkurtit ne San Siro kunder rumuneve te Cluj, dhe e ben ne mikrofonat e kanalit zikalter, Inter Channel, duke u pergjigjur e-maileve te shumte te erdhur per te ne keto dite qe ka qene larg nga fushat. “Se pari dua te falenderoj tifozet – fillon Milito – jane te mrekullueshem. Perkrahja qe me kane dhene per mua ka qene gjeja me e bukur. Ditet e para pas demtimit kane qene shume te veshtira dhe gjithe kjo perkrahje me ka dhene nje force te pabesueshme. Edhe per ata dua te kthehem ne maksimum. Kam kete objektiv ne koke dhe do te mundohem te kthehem me se miri per tu dhene gjithe ketyre tifozeve kenaqesi te medha.”

Per sa i perket rekuperimit: “Jam mire – vazhdon – kam filluar punen e rekuperimit dhe per fat te mire, gjuri u pergjigjet gjithe ushtrimeve qe po filloj te bej. Per fat jemi ne rrugen e drejte. Topi me mungon dhe shpresoj, qe ne qofte se gjithcka shkon mire, te filloj te bej stervitjen gjate veres me grupin. Objektivi eshte te kthehem te luaj dhe te jem mire per te dhene edhe une nje dore. Qendroj shume ne shtepi me familjen, sidomos ne fundjave qe nuk jam i grumbulluar me skuadren. Me pelqen te rri shume ne shtepi dhe bej ndonje gje edhe aty per gjurin, si per shembull, akullin dhe gjerat e vogla qe mund ti bej vete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.