Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti me fjale shume te ashpra per largimin e Contes: “Me sa duket, eshte e qarte se Conte nuk…”

Moratti me fjale shume te ashpra per largimin e Contes: “Me sa duket, eshte e qarte se Conte nuk…”
Inter Club Staff

Per Interin, do te kete nje jete edhe pas largimit te Antonio Contes. Ky ka qene mendim i pare i Massimo Morattit pasditen e sotme.

Ai eshte ndalur te flase per mediat ne Radio Kiss Kiss Napoli dhe ka dhene edhe mendimin e tij per ate qe ka ndodhur.

Moratti nder te tjera eshte treguar edhe pak i ashper me klubin zikalter duke thene ne nje menyre se Interi nuk ja ka dale te binde Conten.

“Une mendoj se eshte nje largim ndryshe ky i Contes me tranjeret e tjere te larguar nga skuadra e Interit ne te kaluaren.”

“Kjo sepse tranjeri duket se nuk ka marre garancite projektuale qe ka kerkuar dhe qe kane qene te bazuara te premtime te para dy viteve. Keshtu ai ka vendosur te largohet.”

“Pasi ka fituar me Interin, me mire qe t’ja mbathte ashtu si kane bere edhe disa te tjere ne te kaluaren (qesh).”

“E meqe po flasim per te kaluaren, disa fjale edhe per Jose Mourinhon qe tashme eshte tranjeri i ardhshem i Romes.”

“Roma ka bere nje goditje shume te madhe. Asnje nuk e kishte pritur dhe mbase ai mund te ishte kthyer tek Interi. Une do te isha shume i lumtur nese do te kishte ndodhur keshtu.”

“Por qofte pas Mourinhos dhe tani pas Contes, te Interi do te kete gjithmone jete. Jeta vazhdon perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.