Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti zbulon gjithcka: “Eriksen? Ja cfare kam marre vesh per te: ai mund te largohet nese…”

Moratti zbulon gjithcka: “Eriksen? Ja cfare kam marre vesh per te: ai mund te largohet nese…”
Inter Club Staff

“Inter, ky eshte rasti i duhur: mund Realin e Madridit”.

Keshtu nis, pa fjale te mesme, intervista e Massimo Morattit, ish-presidentit te Interit, per mikrofonin e Leggo.

Pronari i Saras, ka folur ne fakt per ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid por jo vetem, duke u ndalur edhe tek tema Eriksen.

Si e shikon sot Inter-Real Madrid?

“Jane ndeshje qe bejne histori me vete keto, mund te jete okazioni i duhur. Real Madrid ka shume mungesa, por mbi te gjitha Interi vjen nga nje fitore ndaj Torinos qe erdhi ne menyre speciale, me nje karakter te madh. E kjo ben mire per moralin.”

Por pasi ka vuajtur shume ama…

“Ne pjesen e pare por edhe 10 minuta e para te pjeses se dyte kane qene shume zhgenjyese, kete duhet ta pranojme.”

“Por me pas ka dale ne pah kualiteti, sidomos i sulmuesve te Interit. E rendesishme edhe futja e Skriniar, qe ka siguruar mbrojtjen.”

Conte dhe Lukaku te dielen kane qene te qarte: ky Inter nuk eshte ende nje skuader e madhe.

“Jane deklarata te duhura nga ana e tranjerit qe deshiron shume me shume dhe nga nje lojtar qe thote se nuk mund te vuhet kaq shume cdo ndeshje.”

“Ata kerkojne me shume dhe kjo eshte e drejte per te gjithe. Jane fjale inteligjente, qe te shtyjne skuadren te beje me shume.”

Me Eriksen ka perfunduar gjithcka?

“Ka kualitete te medha, por ai kurre nuk ka arritur te pershtatet ose mbase nuk kane qene ne gjendje tek Interi ta pershtasin.”

“Nga ajo qe di une, nese situata do te qendroje e njejte edhe ne muajin e ardhshem, Interi dhe Eriksen mund te ndahen, ashtu si ka lene te kuptohet edhe Beppe Marotta.”

Interi gjendet ne kampionat pas Milanit qe eshte ne vendin e pare. Por Ibrahimovic eshte demtuar…

“Milani e meriton vendin e pare dhe mund te kete ambicje per kampionat. Ibra eshte nje njeri dhe lojtar i pabesueshem.”

“Milani duhet te shpresoje qe ai te qendroje jashte per pak kohe. Gjithesesi, e gjithe skuadra deri me tani ka kaluar pengesa te rendesishme.”

Po rivali i madh i yti, Juventusi?

“Mendoj se ata mbetet favoritet ne kete histori, per kualitetin e gjithe skuadres qe kane. Me duket sikur Pirlo po adaptohet gjithmone e me shume me rolin e tij.”

“Juventusi do te vazhdoje te rritet e do te jete akoma me e veshtire te luftohet me ta per te fituar kampionatin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.