Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “I shqetesuar per 4 javet e fundit. Mazzarri, Moratti dhe Thohir…”

Fassone: “I shqetesuar per 4 javet e fundit. Mazzarri, Moratti dhe Thohir…”
Xhorxh Gellci

Marco Fassone, drejtori gjeneral i Interit ka folur gjate shortit per kalendarin e Serise A: “Si do e perjetoje Mazzarri ndeshjen me Napolin? Nuk e di. Por ajo qe eshte shqetesuese jane 4 javet e fundit, ku do te ndeshemi me Napolin, Lazion dhe Milanin. Me shqeteson kjo? Pak.”

Me vone, pas hedhjes te shortit, Marco Fassone ka folur edhe per tratativen mes Morattit dhe Thohir per shitjen e shoqerise: “Jam i sigurt qe presidenti po shikon kalendarin dhe po e komenton. Tratativa me Thohir? E udheheq vete Moratti, ne drejtuesit vetem presim, dhe do te shikojme si do te shkoje. Presidenti do te mendoje per gjithe faktoret e nevojshem, nese do te realizohej, per ta bere bashkejetesen sa me te mundur.”

Ndersa per te sapo-ardhurin Mazzarri dhe sezonin e pafat vitin e fundit ka thene: “Trajneri ne kete moment na jep garanci. Kam punuar me Mazzarrin dhe e di se si punon. Kam pare rezultatet tek Napoli dhe kam shume besim. Sezoni i shkuar ka qene jonormal. Ne ciklet e jetes te nje skuadre niveli si e jona, mund te ndodhe te qendrojme jashte Europes. E jetojme si nje perjashtim dhe jemi gati te rinisemi dhe te rimarrim vendin tone sa me pare te jete e mundur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.