Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndryshojne rregullat ne Kampionatin Italian: Tashme Interi do te kete nje skuader te dyte!

Ndryshojne rregullat ne Kampionatin Italian: Tashme Interi do te kete nje skuader te dyte!
Inter Club Staff

Skuadrat e dyta edhe ne Kampionatin Italian te futbollit.

Duket se gjithcka do te filloje ne 2019-2020 me Interin, Milan, Juven dhe Napolin qe jane te parat skuadra qe jane gati.

Eshte e vertete, projekti i skuadrave te dyta ne Itali ka ende rruge per te bere, por kesaj radhe duket se e kane serioisht.

Eshte konfirmuar edhe ne oret e kaluara nga Giovanni Malago, dhe do te nise me te vertete te aplikohet, kjo sepse Interi, Milani, Juventusi, Fiorentina, Roma, Napoli dhe Udinese po shtyjne per nje model si ne Ligen e Spanjes.

Por jo nga ky vit, eshte shume shpejt: rruga e lire per te do te jepet ne 2019-2020.

Mbeten ende disa nyje per tu zgjidhur – shkruan Fulvio Bianchi ne La Reppublica -.

Eshte folur edhe dje ne Federaten Italiane te Lojes se Futbollit, ku komisari Roberto Fabbricini dhe presidenti i Lega Pro, Gabriele Gravina kane konfirmuar.

Palet do te takohen shume shpejt pikerisht per te diskutuar me gjeresisht per kete ceshtje.

Ja fjalet e Gravines ne takimin e zhvilluar:

Related image

“Kane nxjerre projektin tim nga nje kasaforte”, ka thene dje Gravina, i cili me pas ka tentuar te shpjegoje se si do te zhvillohet dizenjimi: “Varet nga shume faktore por pastaj nuk do te mund te kemi skuadra me nje numer te larte lojtaresh, do te ndalohet me rregull. Por duhet marre parasysh qe peshkimet tek skuadrat B nuk mund te pengohen dot. Keshtu, duhet pritur qe organiku te jete i plote: Aktualisht Serie C ka 60 skuadra. Keshtu, nese do te kete nje zhvillim, do te kete disa ndryshime edhe ne numer per te bere vend per skuadrat e dyta te Serie A. Sa? Eshte e pamundur ta thuash tani. Deshirojme ta diskutojme ne daten 20 qershor perseri. E perseris: projekti eshte i joni, por e kishim mbyllur ne kasaforte prej 3-4 vitesh. Do te mundohemi ta aplikojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.