Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nese nuk blihet Cancelo, zevendesuesi i tij tek Interi quhet Pavel dhe luan ne Gjermani tek…

Nese nuk blihet Cancelo, zevendesuesi i tij tek Interi quhet Pavel dhe luan ne Gjermani tek…
Inter Club Staff

Po nese Interi nuk do te arrinte te blinte dot me te vertete Joao Cancelon? 

Cfare do te bente Interi me krahun e saj te djathte te mbrojtjes?

Duket se drejtuesit zikalter po provojne te mos gjenden te papregatitur dhe sipas Tuttosport ata kane nje emer te preferuar nga lojtaret qe po ndiqen aktualisht.

Ai quhet Pavel Kaderabek, mbrojtes krahu i djathte i Republikes Ceke i cili luan tek Hoffenheim.

Ai eshte klasi i 1992, dhe Kaderabek luan edhe si sulmues krahu nese eshte nevoja, por di te mbroje shume mire. Pak a shume eshte nje lojtar i ngjashem me portugezin.

Ja cfare shkruan Tuttosport:

Image result for kaderabek

“007 zikalter tashme po e ndjekin ate nga afer prej kohesh dhe disa raporte te ndryshme per te jane ne tavolinen e punes se drejtorit sportiv Piero Ausilio qe kane te bejne me te dhenat e lojtarit dhe aftesite e tij.”

“Kaderabek ndermjet kombetares, Sparta Prages dhe Hoffenheim ka fituar nje eksperience nderkombetare jo te vogel duke luajtur edhe ne Champions League dhe Europa League qe e ka luajtur kete sezon me klubin e tij aktual.”

Por a ka emra te tjere pervec tij ne liste? Po, mbi te gjitha eshte emri i Sime Vrsaljko, profil i cili nuk eshte lene kurre ne plan te dyte nga Ausilio.

Image result for kaderabek

Nderkohe Guillermo Varela nuk eshte shume i konsideruar ne Milano.

Natyrisht qe gjithcka me lart varet vetem nga Cancelo.

Gjithmone sipas asaj qe thote Tuttosport, blerja e luzitanit eshte shume ne dyshim ne krahasim me ate te Rafinha qe deshiron te qendroje me cdo kusht ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.