Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga 0 deri ne 10 – D’Ambrosio bene nje perseritje dhe M’Vila eshte metronomi ideal. Mazzarri kapet ne tre…

Nga 0 deri ne 10 – D’Ambrosio bene nje perseritje dhe M’Vila eshte metronomi ideal. Mazzarri kapet ne tre…
Bujar Berishaj

Pas paraqitjes negative kunder Cagliarit, zikalterit fitojne 2-0 kunder modesteve te Qarabag. D’Ambrosio dhe Icardi jane lojtaret qe vulosin fatin e ndeshjes, nderkohe me poshte keni numrat me interesant te ndeshjes me rubriken “Nga 0 deri ne 10”.

ZERO – Goditjet e kundershtarit ne kornizen e portes zikalter. Sigurisht ky nuk eshte rasti per te testuar mbrojtjen zikalter, por statistikat japin besim ne krahasim me ndeshjen kunder Cagliarit. Mirepo kane qene edhe disa diskurse qe kane vene Reynaldon perballe Carrizos…

NJE – Pavaresisht dhimbjeve dhe nje mundesie qe kishte humbur disa minuta me pare, Mauro Icardi shenon golin e 2-0, qe eshte goli i pare i tij ne fazen e grupeve te EL. Argjentinasi, ne sezonin qe duhet te shenjetroj, vendos ndeshjen duke i dhuruar nje buzqeshje me shume tifozeve.

DY – Golat e Danilo D’Ambrosio ne fazen e grupeve. Napoli ka Higuain, Fiorentina ka Bernardeschin kurse Interi ish-lojtarin e Torinos, bomberin e EL. Ne fakt, ai me keto dy gola eshte golashenuesi me i mire i Interit ne kete faze.

TRE – Lojtaret e prekur nga dhimbjet ne ndeshjen kunder Qarabag. Icardi, Guarin dhe Hernanes. Kjo pjese e vecante ka ngritur disa dyshime tek tifozet zikalter, te shqetesuar nga gjendja atletike e lojtarve qe gjithashtu ka detyruar Mazzarrin te bej dy zevendesime te detyrueshme.

KATER – Goditjet ne porte nga zikalterit ne ndeshje. Interi nuk ka luajtur mire, por rastet kane qene aty dhe ne sulm skuadra e Mazzarrit ka treguar nje doze te mire te cinizmit duke transformuar ne gola 50% te rasteve.

PESE – Krosimet e kompletuara nga vet D’Ambrosio, me i miri ne ekip. Shume here lojtaret e krahut zikalter kane qene te kritikuar per mos manovrimet e tyre dhe mos venien ne loje te topave interesant, por mbreme D’Ambrosio jo vetem qe ka shenuar gol por edhe ka krijuar shume raste me topat e ardhur nga korsia e majte.

GJASHTE – Piket e ekipit se Mazzarrit pas dy ndeshjeve te luajtura ne fazen e grupeve duke e konsiliduar Interin ne vendin e pare me kater pike me shume se vendi i dyte, Saint-Etienne, kundershtarin e dyte te mundshem qe mund te rivalizoj Interin per vendin e pare.

SHTATE – Pas 7 ndeshjeve ne pankine rikthehet per te luajtur Joel Obi, qe kishte luajtur vetem 58 minuta ne sfiden e dyte ne San Siro kunder islandezeve te Stjarnan.

TETE – Pasimet e gabuara nga Yann M’Vila, per te arritur nje perqindje prej 88% te pasimeve te sakta. Ka ardhur ne forme jo shume te mire fizike, por francezi nuk ka vonuar qe te marr rrugen e duhur dhe te shnderrohet ne nje arme me shume per mesfushen zikalter, sidomos kur perdoret si nje mediano i dyte se bashku me Medel per te ngritur murin perpara mbrojtjes.

NENTE – Faullet e kryera nga Inter kunder Qarabag. Numer inferior ne krahasim me ndeshjen kunder Dnipros kur zikalterit kishin shkaktuar 16 te tilla. Kjo tregon se Interi nuk ka hasur veshtiresi ne mbrojtje.

DHJETE – Minutat ne fillim kur Interi eshte dukur akoma viktime e ndeshjes kunder Cagliarit. Nuk eshte gjithcka si ar qe shkelqen sic thone. Zikalterit kane hyre ne fushe dukshem te tensionuar dhe ne ankth qe te eklipsoj humbjen kunder lojtarve te Zeman, por ky fakt ka bllokuar djemte e Mazzarrit qe kane deshtuar te krijojne loje, duke rrezikuar keshtu edhe prapa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.