
Nga Indonezia – Inter do te provoj te marr Nainggolan. Roma eshte e gatshme qe…
Lajmi per interesimin e Interit per Radja Nainggolan gjen konfirmime edhe ne Indonezi, vendi i origjines se mesfushorit.
Tribun News, nje nga gazetat me kryesore lokale ne Indonezi, mbeshtet qe klubi verdhekuq eshte i gatshem qe te shes lojtarin belg qe ka mbetur jashte Boterorit te Rusise.
Interi eshte shume e interesuar per sherbimet e tij, kjo edhe duke shikuar mundesine qe te perfitoj nga restyling nga ana e Romes.
Roma tashme ka nenshkruar me mesfushorin kroat Ante Coric dhe po punon edhe per Anderson Talisca te Besiktas.
E ne kete tast duket se ekziston edhe drita e gjelber nga ana e trajnerit Eusebio Di Francesco per largimin e indo-belgut, qe ka nje kontrate deri me 2021 por mund te largohet nga kryeqyteti per nje oferte prej 35 milione euro.
Natyrisht, nuk eshte vetem Interi ne gjurmet e mesfushorit sepse edhe Chelsea e Manchester United do te ishin te vemendshme ne kete rast, pa harruar qe mesfushori ne te kaluaren ka refuzuar nje kalim te Chelsea.
Nder tjera, sipas anglezes Sung, kerkesa e Romes do te mund te rritej ne 45 milione sterlina nese per lojtarin do te behej nje lloj ankandi me shume skuadra te interesuara.