Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

934 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Mbremja e Zanettit, e te 4 ish-zikalterve dhe e vazhdimesise.

Nga Zero ne Dhjete – Mbremja e Zanettit, e te 4 ish-zikalterve dhe e vazhdimesise.
Ardis
  • On 10/11/2013, 14:16

Interi mposht 2-0 Livorno-n e te shume ish-zikalterve dhe konfirmon vendin e 4 ne klasifikim ne pritje te ndeshjes midis Genoa-s dhe Verona-s. Te ri-perjetojme atehere si zakonisht… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Penalltite ne favor te Interit mbas 12 javesh ne kampionat. Kjo nuk do te thote se duhet te akordohet sepse u be shume kohe qe nuk ndodh, por dje ne mbremje ai faulli i Luci-t kunder Palacio-s ne minuten e 44 mund edhe te ishte denuar…

NJE – Numri i bluzes se portiereve, ajo e Bardit ne kete rast, i huazuar nga Interi dhe me te gjitha indikacionet e treguara mund te jete potencialisht nje fenomen i te ardhmes, portieri i se nesermes. Nuk ben nje figure te mire perpara skuadres qe i zoteron kartonin kur mbas 30 minutash devijon nje kros te ulet te Jonathan ne drejtim te portes se tij, qe i jep avantazhin padroneve te shtepise.

DY – Ndeshjet e njepasnjeshme pa pesuar gol, nuk ndodhte qe prej transfertes kunder Sassuolo-s qe mbaroi 7-0. Qe atehere zikaltrit kane pesuar perhere te pakten nje gol, deri ne ndeshjen kunder Udinese-s qe i ka hapur rruge ketij fenomeni.

TRE – Gabimi qe beri Bardi dhe qe i solli avantazhin Interit eshte i treti autogol ne favor te Interit per kete sezon. Dy te tjeret jane bere ne Reggio Emilia kunder Sassuolo-s (Pucino) dhe kunder Verones (Moras). Duket se po i kthehet pak fat edhe Interit, pavaresisht mosakordimit te asnje penalltie ne favor.

KATER – Lojtaret e Interit ne huazim tek Livorno qe dje ne mbremje kane zbritur ne fushe pikerisht kunder skuadres qe i ka rritur. Behet fjale per Bardi, Mbaye, Duncan, Benassi. Vetem Mbaye ka lene pak gjurme te mira.

PESE – Ndeshje konsekutive ne te cilat Interi ka marre pike. Mbas humbjes 0-3 kunder Romes ne shtepi trupa e Mazzarrit ka marre 11 pike ne 5 ndeshje, duke perfshire edhe ndeshjen kunder Livorno-s. Gjynah qe ndonje pike eshte lene ne rruge…

GJASHTE – Muajt e mungeses se Zanetti-t deri ne minuten e 82 ku ju dedikua nje ovacion nga e gjithe San Siro per me teper tifozet dhe Mazzarri kane perfituar nje siguri: eshte akoma shpejt perpara se kapiteni te vare kepucet e tij.

SHTATE – Fitoret konsekutive te Interit te fituara kunder Livorno-s ne te gjitha kompeticionet. Nje ekip provincial qe i sjell fat zikalterve (18 fitore totale ne San Siro ne histori ndermjet ketyre dy klubeve, 3 barazime dhe 2 humbje) dhe i cili ka marre ndeshkimin e drejte ne Milano.

TETE – Minutat e luajtura nga Zanetti qe nga aktivizimi i tij ne fushe e deri ne fund (edhe tre minutat shtese) nje qellim qe nuk eshte vetem nje pike mberritje por serish nje nisje e re per Pupi-n qe pavaresisht mungeses se gjate dhe pak minutave te luajtura ai ishte nismetari i aksionit te golit te dyte. LEGJENDE.

NENTE – Eshte nje ndeshje e tille ku mungon numri “9”. Mazzarri ka thene se nese do te ishte Milito do te luante perhere, por nderkohe dje pa gabimin e Bardit dhe pa pasimin e Kovacic ndaj Nagatomos, Interi do te vuante shume per te gjetur rrugen e rrjetes.

DHJETE – Goditjet ne drejtim te portes se Bardit nga ana e Interit (6 te sakta dhe 4 jashte saj), qe deshmojne, nje ndeshje jo brilante, per sektorin ofensiv te bandes se Mazzarrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.