Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Ladies and gentlemen: Vidic! Gnoukouri nuk njeh fjalen frike. Mancio, kryeveper…

NOTAT: Ladies and gentlemen: Vidic! Gnoukouri nuk njeh fjalen frike. Mancio, kryeveper…
Bujar Berishaj

Keto jane notat e ndeshjes se cmendur Inter 2-1 Roma. Zikalterit fitojne fal golit te Hernanes dhe golit ne minutat e fundit nga Mauro Icardi.

Handanovic 6: Roma avancon, avancon dhe avancon por krijon pak. Deri tek barazimi i Nainggolan, qe e le pak te habitur. Rrezikon tek Pjanic, por ia del.

D’Ambrosio 6: Gabimet e zakonshme te matjes ne fazen e mbeshtetjes por edhe nje ndeshje e zakonshme ne ate krah. E detyron Garcian te nderroj lojtaret e krahut.

Ranocchia 5,5: Paraqitja eshte e mjaftueshme, paguan gabimin qe i dhuron golin e barazimit Romes.

Vidic 7,5: Paraqitje monumentale, gjigande. Perpin sulmuesit e Romes me nje agresivitet dhe paraqitje e bujshme. Ishte gjithmone keshtu.

Juan 6,5: Ka klient te parehatshem, fillimisht Ibarbo, pastaj Gervinho. I mban me te mire dhe me te keq. Shpeton nje gol pothuajse te bere duke vendosur kemben tek asisti i Florenzi.

Guarin 6: Paraqitje e zellshme, leshon disa topa per Icardin me precizitet te madh.

Gnoukouri 6,5: Djalosh, e njeh friken? Sigurisht qe jo. Debuton ne derby, pivot para mbrojtjes me Romen: zero presion dhe qetesi e madhe. I ben nje sombrero De Rossit. Blerja ne mesfushe, eshte ne shtepi.

Brozovic 5,5: Mbremje e mjaftueshme per kroatin. Vrapon shume por nuk eshte shume i sakte dhe ne pjesen e dyte bie.

Hernanes 7,5: Ne pjesen e pare eshte i mrekullueshem. Luan kudo, leviz skuadren dhe shenon. Bie ne menyre te pashmangshme por eshte me te vertete nje lojtar i rekuperuar.

Palacio 6,5: Palacio, sa vrapon? Me kaviljen e rekuperuar eshte i pandalshem. Natyrisht humb dicka ne qartesi por eshte nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen e Romes.

Icardi 6,5: Paraqitja nuk do te ishte e mjaftueshme, duke pare gabimet e shumta para portes. Por ajo prekje, me shpejtesi te madhe ekzekutimi, eshte e denje per nje kampion.

Kovacic 6,5: Futet me nje agresivitet te madh, rekuperon top pas topi dhe vendos Icardin para porte. Mos ndoshta eshte ky momenti i duhur per kapercimin e cilesise?

Shaqiri 6: Nuk duket qe vuan pankinen, te pakten sonte. Futet me vendosmerine e duhur, duke treguar qe deshiron te fitoj nje fanelle titullari.

Podolski 6: Nota mesatare per nje 7 per asistin e Icardit dhe nje 5 per rastin e humbur ne minutat e fundit.

Mancini 8: E mbyll ndeshjen me nje 4-2-3-1 ‘te cmendur’ me Hernanes e Kovacic mediano dhe tjeret sulmues. Keshtu binden lojtaret per te ndryshuar historine e nje skuadre, qe ka qene e galvanizuar nga deshira per te fituar e trajnerit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.