Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Mund te luftojme per scudetto-n. Milito eshte nga me te miret, ndersa Mazzarri…

Palacio: “Mund te luftojme per scudetto-n. Milito eshte nga me te miret, ndersa Mazzarri…
Xhorxh Gellci

Nje nisje sprint, dy gola me Cittadellen dhe Rodrigo Palacio eshte i gatshem te shenoje shume te tjere. Per kete flet ne nje interviste ekskluzive ne mikrofonat e SkySport24: “Golat e realizuar ne Tim Cup kane shume rendesi, eshte shume e rendesishme per nje sulmues te shenoje. Kane filluar ndeshjet me rendesi dhe fatmiresisht kam patur mundesine te shenoj.

Pervec punes te rendesishme te bere ne Pinzolo dhe pastaj ne Amerike, ajo qe ngelet me teper nga pregatitja verore, sipas Palacios, “jane idete e trajnerit, mbi te cilat eshte punuar shume dhe mbi menyren se si Mazzarri deshiron skuadren te luaje. Duhet te permiresohemi shume po besoj se kemi treguar dicka.

Mbi bashkimin e lojtareve te rinj dhe eksperte qe eshte krijuar ne skuader dhe objektivat qe mund te arrihen: “Ne duam te luftojme per scudetto-n dhe te vazhdojme keshtu ndeshje pas ndeshje. E shohim te mundur fitimin e kampionatit? Nuk flasim per te, ne do te punojme per te perfunduar sa me lart te jete e mundur.

Jo vetem Interi, por edhe protagonistet e tjere jane perforcuar: “Juventus dhe Napoli jane pak me perpara, por kampionati eshte i ekuilibruar dhe ka shume skuadra kandidate per te fituar scudetto-n. Sezon ku diferencat nuk jane shume te medha? Po, eshte e vertete. Ka 7-8 skuadra qe mund te luftojne per kampionatin.

Cfare e vecante i ka bere pershtypje nga Walter Mazzarri: “Me pelqen si stervit, punon shume. Nuk me ka kerkuar ndonje gje te vecante ne krahasim me vitet e tjera, me ka kerkuar te bej ate qe kam bere vitin e shkuar dhe te provoj te shenoj. Duke pritur Militon, dhe me Icardi dhe Belfodil te sapoardhur, jam une ai qe nuk duhet te gaboj? Diego eshte shume i rendesishem per skuadre, ne e presim sepse ai mund te beje diferencen, por edhe Mauro dhe Ishak mund te bejne mire.

Mendja eshte e perqendruar tek kundershtari i ardhshem i Interit: te diel ne ‘Meazza’ vjen Genoa, e njejta skuader qe ka perjetuar momente te paharrueshme fale Rodri-Gol: “Nuk i kam derguar mesazhe asnjerit prej ish-shokeve te mi, por do te jete nje ndeshje speciale per mua, kam shume miq dhe kam kaluar vite te bukura, por tani mendoj vetem per Interin. E veshtire te rinisesh mire ne San Siro? Te diel nuk mund te gabojme, duhet te luajme mire dhe te tregojme se mund te qendrojme lart” – perfundon Palacio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.