Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pastorello, cfare dreqin po thua? “Lukaku enderron qe prej gjithmone te luaje te Real Madrid. Kur ishte tek Interi…”

Pastorello, cfare dreqin po thua? “Lukaku enderron qe prej gjithmone te luaje te Real Madrid. Kur ishte tek Interi…”
Inter Club Staff

Federico Pastorello, agjenti i Lukakut, me sa duket po kthehet ne nje personazh qesharak ne boten e futbollit.

Vetem pak jave pasi ai ka thene se Lukaku e ka enderruar qe femije te luaj te Chelsea, ai sot ka folur per nje tjeter enderr te belgut.

“Gjate sezonit te fundit te United, Romelu kishte gjithmone Chelsea ne mendje. Ai deshironte te kthehej atje.”

“Por me pas shkoi tek Interi dhe vendosi te jape 100% per kete klub duke arritur deri te fitorja e Scudettos. Por Lukaku ka edhe nje enderr tjeter.”

“Me duhet ta pranoj se Lukaku ka pasur gjithmone enderr te luaje per Real Madrid. Te luaje per Los Blancos eshte endrra e tij e madhe.”

“Ka qene gjithmone 100% e objektivit te tij. Por edhe te luaje te Chelsea per te ka qene gjithmone nje enderr e rendesishme.”

“Rikthimi tek Interi? Merkato jep shume mundesi dhe une keto mundesi i konsideroj si trena qe kalojne vetem nje here.”

“Eshte pikerisht ai tren qe kalon njehere e qe duhet te hipesh shpejt pa u menduar gjate. E dija qe kjo vere do te ishte e rendesishme per te.”

“Conte dhe Interi? Dy vite pune kane shpaguar shume. Duke punuar me Conten ai eshte plotesuar si sulmues dhe eshte kompletuar si lojtar.”

“Eshte permiresuar ne nivel personal. Ka ndjere kete ndjesine se ishte i deshiruar, dicka qe nuk e kishte ndjere ne Manchester.”

Pastorello ne fund zbulon edhe nje prapaskene merkatoje: “Ne realitet ka edhe nje motiv tjeter se pse ai vendosur te kthehej te Chelsea.”

“Ka pasur kete biseden fantastike me tranjerin Tuchel dhe ku ai e ka bere te ndihet i kerkuar dhe i deshiruar.”

“Sapo e ka kuptuar se per Tuchel ishte pikerisht ai copeza e fundit e puzzle, menjehere ka bere gjithcka per tu larguar nga Interi e per te shkuar te Chelsea.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.