
Pedulla`: “Kolarov-Inter me zbritje cmimi. Lulic? Pereira…
Ne ndjekje te Alexander Kolarov. Alfredo Pedulla`, nga faqja e tij, konfirmon qe lojtari hyn ne planet e Interit: “Jane dy emrat qe kane perfunduar ne listen e perforcimeve te Mazzarrit per krahun e majte, ata jane Kolarov dhe Lulic. Per te parin ka nje te re: Manchester City nuk e vlereson me si i domosdoshem, kontrata e tij mbaron ne 2015 dhe cmimi mund te bjere nen 10 milion. Ne disa pikepamje, nje operacion qe duket me i thjeshte sesa shuma qe Lotito kerkon per Lulic. Por per Interin, se pari eshte themelore te boshatise skuadren: ne qofte se do te vinte nje oferte per Alvaro Pereiran, do te merrej ne konsiderate. Dhe Kolarov (i ndjekur ne te shkuaren edhe nga Juve) qendron brenda ‘orbites’ te Interit.