Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PremiumSport – Ausilio, ne sulm edhe per Josip Ilicic: transferim ne stilin ‘Skriniar’! Ai do te kushtoje…

PremiumSport – Ausilio, ne sulm edhe per Josip Ilicic: transferim ne stilin ‘Skriniar’! Ai do te kushtoje…
Inter Club Staff

Nje Inter kaq aktiv ne merkato ka shume kohe qe nuk e shikojme. 

Ausilio eshte cmendur qe prej muajit mars, ku ka arritur te siguroje per Interin e vitit te ardhshem, lojtare me nje vlere te padiskutueshme dhe duke shpenzuar shume pak, ose me sakte, duke shpenzuar vetem per njerin prej tyre.

Ai ka siguruar dy lojtare me parameter zero deri me tani: Stefan De Vrij nga Lazio dhe Kwadwo Asamoah nga Juventusi.

I vetmi per te cilin Interi ka paguar, eshte Lautaro Martinez.

Per talentin argjentinas, zikalterit dhe Ausilio kane paguar tek Racing rreth 30 milione dollare.

Por nuk perfundon me kaq, sepse Ausilio eshte shume aktiv ne kete merkato sic e cekem edhe me lart.

Menjeher pas ndeshjes me Sassuolon, ai te dielen ishte ne Bergamo per te pare Atalanta-Milan.

Duket se Interi shume shpejt mund te siguroje sherbimet e Josip Ilicic.

Related image

Lojtari slloven i Atalantes, 30 vjec, mund te jete sipas Premium Sport lojtari i dyte qe mund te zhvilloje vizitat mjekesore per Interin javen qe vjen sebashku me lojtarin qe do te vije nga Racing Avellaneda, Lautaro Martinez.

Piero Ausilio duket se po ben nje tratative me Atalanten per lojtarin dhe do te fuse ne marreveshje disa lojtare te rinj qe te siguroje per Interin disa plusvalenca te rendesishme, nje operacion shume i ngjashem ky me ate qe solli Milan Skriniar ne Milano ne veren qe shkoi.

Atalanta kerkon rreth 15 milione euro per lojtarin. 

Keto para mund te sigurohen nga Interi duke futur lojtare ne marreveshje dhe duke mos paguar cash ne kete menyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags