Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2020

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, PrimoCanale zbulon: “Inter, paska qene dita e shitjeve: dje eshte arritur marreveshja me Genoan dhe Preziosin per Andrea Ranocchian.”

Inter, PrimoCanale zbulon: “Inter, paska qene dita e shitjeve: dje eshte arritur marreveshja me Genoan dhe Preziosin per Andrea Ranocchian.”
Inter Club Staff

Dje ka qene vertete dita e shitjeve ne kampin zikalter ku Interi ka mbyllur disa marreveshje te rendesishme per sa i perket shitjeve.

Ne fillim ka ardhur lamtumira e Diego Godin, qe ka pershendetur tifozet zikalter me nje leter mjaft prekese.

Me pas, disa ore me vone, erdhi edhe lamtumira e Antonio Candreves, i cili u transferua te Sampdoria me titull perfundimtar.

Por jo vetem ‘veteranet’, sepse nga Interi diten e djeshme u larguan edhe Sebastiano Esposito dhe Eddy Salcedo (te Verona).

Gjithesesi, nuk mbaron me kaq, sepse Interi eshte shume afer qe te shese dhe nje lojtar tjeter per te cilin marreveshja eshte arritur pikerisht diten e djeshme.

Behet fjale per Andrea Ranocchian, i cili eshte shume afer qe te largohet nga Milano per tu transferuar me titull perfundimtar tek klubi i Genoas.

Ai me kete skuader ka luajtur ne vitin 2010, pak perpara se te transferohej tek Interi i Leonardos qe sapo e kishte marre skuadren nga Benitez.

Sipas lajmeve te fundit nge qyteti i Genoas, “Enrico Preziosi vete ka drejtuar kete tratative per rikthimin e lojtarit ne ‘shtepine e tij te pare’ ku edhe ka shkelqyer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.