Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Ne Europa League shkon Inter. Une jam mire dhe dua te ve ne veshtiresi Prandellin. Zanetti, Icardi dhe rinovimi…”

Ranocchia: “Ne Europa League shkon Inter. Une jam mire dhe dua te ve ne veshtiresi Prandellin. Zanetti, Icardi dhe rinovimi…”
Ardi Deda

Per derbin dhe jo vetem flet Andrea Ranocchia ne mikrofonat e Sky Sport 24 ne intervisten e realizuar nga Matteo BArzaghi. Ja dhe fjalet e tij:

Pres nje fitore, si ne te gjithe derbi pret te fitosh dhe kjo mjafton. Kujtimet me te bukura qe kam ne ndeshjet e luajtura kunder Milanit jane sigurisht te atyre ndeshjeve kur kemi fituar, dhe te cilat jane shume, ndersa kujtimi me i keq eshte derbi qe kemi humbur kur sapo kisha ardhur ketu. Ai eshte kujtimi me i keq, ishte ne loje titulli i kampionatit dhe kemi humbur. Derbi i Milanos eshte histori, pasion, eshte gjithmone bukur te luash derbin edhe per atmosferen qe krijon pergjate javes dhe qe e ndjek sepse tifozet e ndiejne shume, te mbeshtesin dhe te shtyjne”.

Ranocchia flet dhe per Mario Balotelli: “Duhet te jemi te kujdesshem ndaj tij. Eshte nje lojtar i forte dhe ka shume aftesi taktike dhe natyrore. Kete vit ka shenuar shume. Une me te kam luajtur ne Kombetare dhe eshte sjellur gjithmone mire”, shpjegon mbrojtesi zikalter i cili preferon te mos gjykoje Seedorf si trajner: “Nuk kam pasur mundesine ta njoh ne nivel personal. Si lojtar ka pasur shume eksperience, si trajner ka filluar tani”.

Mendimit se derbi i te dieles mund te jete derbi i fundi si futbollist per Javier Zanetti lojtari i pergjigjet: “Jeni te sigurte? (qesh). Si e shoh si drejtues? Eshte inteligjent, nje person me vlera te medha dhe nese do te vendose te beje kete, ka per ta bere mire”.

Flet dhe per Diego Milito: “Eshte e rendesishme ta kesh prane gjate gjithe javes sepse te tregon se si nje profesionist duhet te stervitet gjithmone. Ai eshte stervitur edhe te shtunen pas ndeshjes. Eshte nje sulmues i veshtire per te tjeret. Eshte akoma nje kampion? Sigurisht”. Ndersa per Mauro Icardi dhe hapat perpara te tij: “Po, eshte duke u rritur, vjen nga Sampdoria dhe ka ardhur tek Inter, qe ka shume presion. Duhet te impenjohet cdo dite per tu permiresuar me shume”.

Ranocchia flet dhe per momentin qe eshte duke kaluar: “Eshte pozitiv, si nga ana fizike dhe psikologjike, nder momentet me te mira qe kam kaluar qe kur kam ardhur ketu tek Inter. Kam gjetur vazhdimesi dhe dua te vazhdoj keshtu deri ne fund”. Dhe per te ardhmen: “Per momentin jemi ndaluar, kemi vendosur te takohemi ne fund te sezonit per te vendosur se si mund te shkojme perpara se bashku”.

Ne mbyllje hapesire per ceshtjen e Boterorit: “Une shpresoj qe te shkoj, kam gjetur vazhdimesi dhe dua te mbyll kampionatin me paraqitje gjithmone te mira. Do te vendosi trajneri i Kombetares, por po perpiqem ta ve ne veshtiresi. Mund te ndihmoje shenimi i nje goli per te shkuar ne Brazil? Edhe dy…(qesh), ndoshta qe te dielen. Sa do te ishte e rendesishme ne nivel personal te shkoje ne Brazil? Ne 2010 kisha mundesi te mira per te shkuar, por demtova gjurin. Do te thote te fitoja mundesine qe dikur ai demtim ma hoqi”.

 

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.