Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sagna-Inter, zikaltrit jane duke pritur nje sinjal. Ausilio, kontakte te vazhdueshme me menaxherin. Ne rast lamtumire…

Sagna-Inter, zikaltrit jane duke pritur nje sinjal. Ausilio, kontakte te vazhdueshme me menaxherin. Ne rast lamtumire…
Ardi Deda

“Nuk kemi kushte apo afate. Pergjigja do te vij natyrisht pa presione. Interi eshte duke pritur nje sinjal nga Sagna, por nuk deshiron te shtyje se tepermi. Di qe lojtari i krahut eshte ne nje udhekryq: te rinovoje me Arsenalin apo te provoje nje aventure te re, ndoshta larga nga Premier League, pavaresisht interesimit te Liverpool. Kontaktet e Ausilio dhe menaxherit te Sagna jane te vazhdueshme, Interi ka zyrtarizur interesat e tij dhe tani pret vendimin qe do te marre lojtari qe ne ditet e kaluara ka vazhduar te flase me Wenger per te mesuar kushtet dhe mundesite e nje zgjatje kontrate te mundshme me Arsenalin. Zgjedhja eshte e gjitha e tij, Sagna po vlereson mundesite dhe se shpejti do te komunikoje vendimin e tij. Interi ka kuptuar nderkohe qe mundesite jane te mira, ne rastin nese Sagna do ti thoshte lamtumire Arsenalit. Dhe keshtu qendron ne pritje”. Keshtu eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, sjell te rejat me te fundit mbi situaten e tratatives midis Sagna dhe Inter, direkt nga faqja e tij zyrtare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags