Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKANDAL I VERTETE – Ja cfare ndodhi ne fund te ndeshjes: “Luiz Felipe gjest te shemtuar ndaj Correa: shkon dhe…”

SKANDAL I VERTETE – Ja cfare ndodhi ne fund te ndeshjes: “Luiz Felipe gjest te shemtuar ndaj Correa: shkon dhe…”
Inter Club Staff

Ka ndodhur me te vertete nje skene shume e shemtuar ne fundin e Lazio-Inter te perfunduar me rezulatin 3-1.

Gjakrat ne fushen e lojes kane qene vertete shume te ndezura pas asaj qe ndodhi ne golin e 2-1, kur Lazio ne menyre te shemtuar nuk respektoi Fair Play.

Ishte rezultati 1-1 kur Dimarco perfundon ne toke pas nje perplasje te qellimte nga Lucas Leiva dhe qendron i shtrire per disa sekonda.

Nderkohe, ne ate moment, Reina, ndryshe nga sa e ftuan shoket e tij te skuadres per te nxjere topin jashte, e dergon ate menjehere ne sulm, duke nisur nje aksion me Dimarcon e shtrire.

Ishte ky momenti kur shpertheu nje perplasje ndermjet dy skuadrave ne fushen e lojes dhe tensioni ishte prezent edhe ne minutat ne vazhdim.

Por pikerisht pas vershellimes se fundit te arbitrit ka ndodhur me te vertete nje gjest shume i shemtuar.

Lojtari i Lazios, Luiz Felipe, sapo degjon vershellimen e fundit, shkon me vrap drejt Correas dhe hidhet mbi te duke festuar fitoren pikerisht mbi trupin e lojtarit te Interit.

Ne kete moment, Correa ka mbetur teper i habitur dhe kur ka kuptuar cfare ka ndodhur, i eshte kthyer shume keq lojtarit te Lazios.

Luiz Felipe eshte larguar me shpejtesi nga ai, nga frika e nje reagimi te keq te argjentinasit me duar ne drejtim te tij.

E menjehere me pas ka shperthyer edhe nje zenke tjeter pas ketij gjesti teper te ulet nga ana e lojtarit te Lazios.

Behet me dijet se ata kane qene shoke shume te mire te Lazio, por gjesti eshte quajtur i papranueshem nga Correa.

Ne asnje rast nuk mund te festohet ne ate menyre nje fitore ndaj shokut dhe sidomos pas nje situate kaq te ngarkuar emocionalisht.

Edhe arbitri i ndeshjes nuk e ka kuptuar ne momentin e pare se cfare ndodhi por pasi eshte sinjalizuar gjithcka nga ndihmesit, ai ka nxjere kartonin e kuq per Luiz Felipe.

Ashtu si mund ta shikoni edhe ne videon qe mund te gjeni me lart, e gjithe situata ka qene shume e papritur per argjentinasin e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.