787 views
Sky – Inter-Juve, Spalletti me dy ndryshime: ja formacioni i mundshem
Nuk do te ndryshoj fizionomia taktike e Interit qe te shtunen ne mbremje do te perballet me Juventus ne Derby d’Italia.
Eshte e mundshme qe Luciano Spalletti te modifikoj dy interpretime ne krahasim me ndeshjen me Chievon.
Ne mes te fushes, se bashku me Marcelo Brozovic, pritet te jete Matias Vecino, qe duket se ka fituar balotazhin me Borja Valero qe sot eshte kthyer ne stervitje.
Ne sulm nderkohe per te kompletuar tridentin e sulmit me Icardi e Perisic, eksperienca e Antonio Candreva mund te preferohet para Yann Karamoh. Kete raporton Sky Sport.