Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – “Inter, shume afer nje surprize ne ndeshjen ndaj Genoas? Pritet rikthimi i…”

E FUNDIT NGA SKY – “Inter, shume afer nje surprize ne ndeshjen ndaj Genoas? Pritet rikthimi i…”
Inter Club Staff

Sky Sport 24 ka sjelle ne keto minuta lajmet e fundit nga Appianp Gentile per sa i perket ndeshjes ndaj Genoas.

Sipas tyre, sot ka qene nje dite tamponash ne Pinetina dhe rezultatet e tyre do te vine vetem diten e neserme.

Keshtu, nje fije ankth mes lojtareve ka, sepse te gjithe po presin pergjigjet e reja, edhe pse te gjithe deri me sot kane qene negative.

Alarmi eshte ngritur sepse ne ditet e kaluara nje pjestar i stafit te Contes ka dale gjithashtu pozitiv bashke me drejtuesit.

Nderkohe, lojtaret sot do te qendrojne ne qendren sportive Suning, ne grumbullim, duke pare oren e ndeshjes se neserme ndaj Genoas qe eshte ne oren 15:00.

Genoa nuk eshte aspak per tu nenvleresuar – tregon Sky Sport – duke pare se kohet e fundit ka bere shume mire: ata nuk humbasin qe ne daten 6 janar ndaj Sassuolos por gjithashtu ata jane mbrojtja me e mire qe prej ardhjes se Ballardinit ne Serie A.

Prandaj, Conte dhe skuadra e tij do te duhet te luaje nje ndeshje perfekte per te arritur nje rezultat te kenaqshem.

Por sipas lajmeve te fundit, ne kampin e Interit mund te ndodhe nje surprize e kendshme: Stefano Sensi mund te rikthehet ne skuader dhe te grumbullohet. 

Mesfushori eshte stervitur me ritme te larta dhe po afrohet me nje rikthim ne grup me hapa te medha. Nese jo ndaj Genoas (me te gjitha gjasat po), atehere eshte i sigurt rikthimi i tij te enjten.

Nderkohe prezent ne stervitjen e sotme ka qene edhe legjenda e klubit, zevendes-presidenti Javier Zanetti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.