Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sabatini: “Inter, cfare goditje me Nainggolan: jep me te miren me Spallettin! Jam i shqetesuar sepse…”

Sabatini: “Inter, cfare goditje me Nainggolan: jep me te miren me Spallettin! Jam i shqetesuar sepse…”
Bujar Berishaj

Ish-drejtori i zones teknike te Suning, Walter Sabatini eshte kthyer te flas serish per Interin.

Dirigjenti italian u emerua dite me pare si pergjegjes i zones teknike te Sampdoria duke nenshkruar nje kontrate 1 vjecare me klubin e Ferreros.

Sabatini nderkohe qe punonte per Suning pati nje ndikim edhe te Interi ku ishte nje bashkepunetor i Ausilios ne levizjet e merkatos por jo vetem. Megjithate aventura e tij nuk zgjati shume dhe ai dha doreheqje nga posti i tij.

Duke folur sot ne lidhje direkte te Sky Sport, Sabatini ka folur per merkaton e Interit duke thene disa fjale te mira sa i perket punes qe po behet nga ish-kolegu i tij, Piero Ausilio. Keto jane fjalet e tij:

“Mund te them qe vitin e kaluar Roma nuk do te mund ta largonte Radjan. Kjo eshte nje goditje e shkelqyer per Interin dhe Luciano Spalletti e di se cfare gjuhe duhet te flas me te dhe i di kriteret per ta mbajtur ne forme”.

Pastaj ai ka folur edhe per vet Nainggolan qe neser do te zyrtarizohet si lojtar i Interit duke thene: “Per mendimin tim Radja eshte nje prej tre mesfushoreve me te forte ne Europe. Te them te drejten jam i shqetesuar sepse Inter, Roma dhe Juventus po punojne mire ne merkato duke ndertuar skuadra te forta”.

I pyetur se pse eshte i shqetesuar ai eshte pergjigjur:

“Sepse edhe ne si Sampdoria duam qe te arrijme larte, nuk duam te mashtrojme tifozet tane por eshte nje nevoje. Duam te bejme mire, kemi nje trajner te mire te cilin do te kerkojme qe ta ndihmojme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.