Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,066 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sparta Praga, Southampton dhe Hapoel Beer-Sheva: ja kundershtaret e Interit ne EL

Sparta Praga, Southampton dhe Hapoel Beer-Sheva: ja kundershtaret e Interit ne EL
Bujar Berishaj

Vazoja ka dhene verdiktin e saj, Inter ka njohur me ne fund kundershtaret ne Europa League.

Sparta Praga, Southampton dhe Hapoel Beer-Sheva, tre kundershtare jo edhe shume te njohura por qe nuk duhen nenvleresuar. Kualiteti i rendesishem i Sparta dhe Southampton, deshira per te befasuar e Hapoel: ja tre skuadrat te cilat do te perballen me Interin ne Grupin K.

Ceket nuk jane te rinje ne Europa League, vitin e kaluar jane eliminuar nga Villarreal ne cerek-finale pasi me pare kishin eliminuar Lazion. 1-1 ne Rep. Ceke, pastaj 0-3 ne Olimpico ne nje nate horror per biancocelestet. Dy gola te pesuara ne 12 minuta, i dyti me firmen e Ladislav Krejci (sot te Bologna). Nje skuader e veshtire per t’u perballur me te, shume e kujdesshme dhe e perqendruar, e mesuar te luaj ne Europe. E trajnuar nga Zdenek Scasny, Sparta mbeshtetet te kapiteni dhe sulmuesii i saj: David Lafata, 35 vjec dhe golashenuesi me i mire i kampionatit cek me 180 gola.

The Saints, are coming… yes, they are. Southampton ne San Siro, Inter do te sfidoj lojtaret e Claude Puel. Southampton, me Ronald Koeman qe ka shkuar te Evertond dhe Graziano Pelle ne Kine, megjithate eshte nje skuader e mire. Vitin e kaluar ka zhvilluar nje kampionat te shkelqyer, duke u kualifikuar ne Europa League nga vendi i gjashte, vetem tre pike larg Cityt qe u kualifikuar ne play-off e Champions nga vendi i katert. Me Pelle qe eshte larguar, te Southampton eshte Nathan Redmond, ish-lojtar i Norwich (22 vjec dhe talent i rendesishemm me nje gol ne Premier League kunder Watford). Redmond por jo vetem, Puel (pasi ka arritur vendin e katert me Nice ne Ligue 1) ka sjellur organizim dhe sakrifice, duke u mbeshtetur edhe te kualiteti i Dusan Tadic, sulmues serb dhe Shane Long, sulmues irlandez.

The last, but not the least. Te fundit ne perzgjedhje por nuk jane qe tani te eliminuar. Izraelitet e Hapoel Beer-Sheva nuk do te jene viktima e sakrifikuar e Grupit K. Te ardhur ne short nga play-off e Champions League, kampionet e Izrealit dine si te luajne kunder interisteve, duke pare qe tashme kane eliminuar nje hero te Tripletes se 2010. Po flasim per Cambiasson dhe Olympiacosin e tij. Pastaj Celtic i ka perjashtuar nga kompeticioni me i rendesishem evropian, por peshtypja eshte qe Hapoel ka shanset e saj kunder te gjitheve. Duke u bere keshtu nje outsider i mundshem, nje pengese me teper per Interin, qe synon t’i shkoj Europa Leagues deri ne fund. Interi duhet te jete i vemendshem, Sparta Praga, Southampton dhe Hapoel Beer Sheva do te luajne shanset e tyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.