Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Ju lumtë djema, shumë disiplinë. Goli fantastik, Samiri fantastik! Për mua…”

De Boer: “Ju lumtë djema, shumë disiplinë. Goli fantastik, Samiri fantastik! Për mua…”
Rinor Sopaj

Një fitore thelbësore, me rëndësi jashtëzakonisht të madhe, për zikaltërit të cilët mposhtën Southamptonin: tri pikë të cilat e mbajnë në jetë objektivin evropian të Interit. Mund të buzëqesh Frank De Boer, për një rezultat i cili e fut në zonën e sigurtë dhe një natë ku mund ta shijoj gëzimin në zhveshtoren zikaltër. Pas ndeshjes, trajneri holandez për Sky Sport, ka komentuar kështu fitoren.

Këto janë fjalët e tij: “Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta fitojmë cdo ndeshje, do të jenë shumë të rëndësishme dy ndeshjet e ardhshme: duke fituar do kemi mundësi ta kalojmë grupin. Vuajtjet? Duhet ta përgëzoj skuadrën, kemi luajtur me shumë disiplinë. Southampton ka luajtuar si ne, me shumë rregull. Në pjesën e parë ka qenë një ndeshje e shëmtuar, në pjesën e dytë më të mirë ishim ne dhe Antonio Candreva e shënoi një gol fantastik. Pas kartonit të kuq për Brozovic ishim në vështirësi, por shumë përgëzime cunave, sepse kemi luftuar deri në fund. Frikë? Jo, kemi folur shumë për lojën tonë, për mua ishte e rëndësishme që të luajmë si një skuadër, së bashku dhe me kompaktësi. Jo gjithmonë mund të ushtrojmë presion lartë, për mua kemi luajtur shumë mirë, në mënyrë të vecantë kemi pasur shumë disiplinë. Deri në fund kemi luftuar, e dinim që Southampton është një skuadër e fortë, mbi të gjitha në duelet në ajër. Ne me dhjetë lojtarë ishim në vështirësi, por kemi një portier fantastik. Për mua është gjithmonë e rëndësishme kur e ndërtojmë lojën nga prapa, që mbrojtëst e krahut të jenë lartë. Krahët tanë duhet të jenë të rreshtuar. Mund të përmirësohemi në markimin e kundërshtarit, por për mua është mirë ajo cfarë e kemi bërë sonte. Cfarë kam bërë gjatë pushimit në mes dy pjesëve? Nuk i kemi ndryshuar idetë e tona që i kishim në pjesën e parë, për mua vlen që nuk kemi pasur frikë. Ishte pak a shumë e njëjta gjë, por kemi luajtur më mirë me topin dhe ky është rezultati: goli i Candreva”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.