Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning e cmendur: pas Jiangsu dhe Interit, tashme ne liste edhe klube te tjere. Arsyeja? E thejshte…

Suning e cmendur: pas Jiangsu dhe Interit, tashme ne liste edhe klube te tjere. Arsyeja? E thejshte…
Inter Club Staff

Suning po i ben gjerat shume seriozisht ne boten e futbollit dhe pasi mori pjesen me te madhe te aksioneve tek Jiangsu dhe tek Interi, pervec te drejtave per te transmetuar ne Kine kampionatin Anglez, tashme ka si qellim te bleje klube te tjera europiane.

Objektivi, sic behet me dije, eshte qe te ndertohet nje rrjet klubesh qe mund te nderlidhen mes tyre si nje rrjete edhe ne merkato. Nuk eshte e thene te behet fjale per skuadra te kategorive superiore: sigurisht, qe te kesh klube ‘satelite’ neper europe do te ishte perfekte per lojtaret qe nuk do gjenin hapsira tek Interi duke qene te rinj dhe pa eksperience, por do te ishin edhe dyer te hapura edhe per futbollistet kinez. Blerja e ketyre klubeve nga ana e Suning nuk do te ndodhe ne Itali, por ne Europe. Ku mund te gjenden klube per tu blere? Nje terren i thjeshte per te investuar eshte ai Belg, nje ‘shtepi’ e vertete per futbollistet e huaj dhe ekstrakomunitare qe nuk kane asnje lloj rregulle qe i ndalon te luaje aty.

Ndermjet klubeve qe duken interesante eshte Mouscron Peruwelz qe prej dsia muajsh ka ndryshuar emrin ne Royal Exel Mouscron. Nje vit me pare u shpetua nga falimentimi nga Pini Zahavi i cili e ka lene ne doren e djalit te tij klubin. Rezultatet nuk jane edhe aq te mira, sepse ata ndodhen ne vendin e fundit ne Jupter League, e njejte me Serie A ne Belgjike, por ky investim, eshte kundershtuar fort nga UEFA qe e ka pare me sy shume te keq investimin e nje agjenti qe deshiron ta perdore ate klub per te parkuar lojtaret qe menaxhohen nga ai. Zahavi eshte shume afer Kia Joorabchian, konsulent i Suning, dhe ne kete aspekt kjo marreveshje do te lehtesohej. Por kujdes edhe ne Portugali: Gil Vincente (klub i divizionit te dyte atje) eshte nje skuader qe pelqehet mjaft ne Kine.

Dy klube te ketij niveli do te ishin perfekte per Interin dhe per huazimin e lojtareve. Keshtu klubi zikalter nuk do te detyrohej qe te gjente skuadra per lojtaret e saj te ri ku mund ti huazoje e nuk do te kishte me dyshimin se lojtaret edhe te huazuar nuk do te mernin vemendjen dhe minutat e duhura per tu rritur si futbolliste.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags