Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

833 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thesari ne shtepi. Mediano: Po sikur Mazzarri te besonte fort tek Alfred Duncan?

Thesari ne shtepi. Mediano: Po sikur Mazzarri te besonte fort tek Alfred Duncan?
Inter Club Staff

Po sikur te ndodhe qe ne vend qe te kerkoje verdalle te kuptonte qe ate qe i duhet e ka poshte hundes? Na ka ndodhur shpesh kur kerkojme dicka: Kerkojme kudo, neper vendet me te pa mendueshme, por pak me vone, e shikon qe zgjidhja ishte aty, shum pak larg teje.

Kjo gje mund te ndodhe edhe me mediano-n qe kerkohet kaq shume nga Interi, i cili kerkohet qe ti beje shoqeri ne mesfushen me tre lojtare Kovacic dhe Guarin, ne nje 3-5-2 te Mazzarrit. Kerkohet nje mesfushor i mire qe te beje rolin e filtrit, por i zoti edhe te impostoje shpejt lojen. Me pak fjale, jo mesfushori tipik i qendres. Por kur flet per kete identikit lojtari, shum vetave i shkon ndermend Joseph Alfred Duncan.

Ganezi vjen pas nje huazimi tek Livorno, nje periudhe ne te cilen ai shkelqeu, e drejtoi ekipin e tij drejt Serise A, duke fituar edhe playoff-et. Duncan ka qene nje nga protagonistet kryesore te sezonit triumfal te skuadres se Nicoles, sebashku me bomberin Paulinho. Per kete fakt me lart, presidenti i Livornos deshiron me cdo kusht qe ta huazoje edhe per nje vit tjeter Duncan, madje po i lutet Morattit. Alfred eshte i klasit 1993, nje mesfushor qe doli ne drite nga skuadra e Primaveres se Stramaccionit qe fitoi NGS nje vit me pare, dhe tani eshte maturuar shume si lojtar. Per ate kerkesat nuk kan fund, Livorno mbi te gjitha por edhe te tjerat nuk mbeten mbrapa, ai kerkohet edhe nga Genoa dhe Bologna me ngulm.

Siguria eshte se Walter Mazzarri do e mare me vete ne grumbullimin para sezonal ne Pinzolo dhe do e provoje atje se sa i vlefshem mund te jete ai. Sot per sot, Duncan eshte nje siguri e se ardhmes, por mendoni vetem kaq: Po sikur te jete nje siguri edhe e se tashmes? Dhe mesa po lexohet verdalle, po kerkohet nje lojtar qe te vendoset perpara mbrojtjes se rinovuar te Walter Mazzarrit.

Po sikur te ishte pikerisht Alfred njeriu i duhur? Thesari eshte ne shtepi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.