Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,128 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Te ardhurat, marka, stadiumi. Keshtu ndryshoj Interin. Ndersa Mazzarri…”

Thohir: “Te ardhurat, marka, stadiumi. Keshtu ndryshoj Interin. Ndersa Mazzarri…”
Xhorxh Gellci

Presidenti i ri zikalter, Erick Thohir, ka vizituar dje studiot e Gazzetta dello Sport, ku ka dhene impresionet e para mbi boten Inter dhe mbi idete inovative mbi stadiumin, modelet e biznesit, strategjite per te konsoliduar klubin dhe metodat e punes.

President, cfare Inter do te deshiroje dhe deshiron te shikosh?
“Vij nga bota e mediave, per mua eshte automatike qe nje skuader duhet t’u pelqeje njerezve. Pelqej futbollin spektakel: duhet te terheqim tifoze te rinj dhe te kenaqim ata qe jane. Kam folur me Mazzarrin, duhet te kete durim per te nderthurrur kete kerkese me ekuilibrat taktike, te rendesishem per te mos rrezikuar pesimin e golave. Nje shembull i mire mund te jene Lakers te Magic, per menyren si bashkojne spektaklin dhe fitoret. Per nje teknik eshte nje sfide e veshtire, por pranohet nese duam te jemi mes me te mireve ne bote. Shume do te deshironin te stervitnin Interin, keshtu qe eshte e rendesishme te jemi ne gjendje te menaxhojme presionin qe eshte ketu, sic eshte themelore, qe duke filluar nga trajneri, lojtaret dhe te gjithe ata qe jane ne skuader, te kuptojne filozofine e re. Pastaj eshte e qarte qe pregatitja e ndeshjeve i perket vetem stafit teknik. E di qe ne Itali luhet nje futboll me ‘mbrojtes’, ndersa ne vendet e tjera ka me shume vend per 4-3-3 ose 3-4-3. Varet edhe nga trajneri, por dicka tjeter qe besoj eshte se nuk mund te fitohet vetem me nje strategji.”

Trajneri juaj i preferuar?
“Mendoj qe Mourinho eshte nga me te miret. Ai ne 2010 ka sjelle tre, kater ose pese tituj menjehere dhe shoh ne Mazzarri nje karakter te ngjashem: shpresoj qe te munemi te hedhim tani bazat qe ne dy ose tre vjet te ndertojme nje skuader te forte. Por duke qene nje perfeksionist, besoj qe edhe ai eshte shume i zotem, dhe ne 2 ose 3 vjet mund te behet nje nga trajneret me te mire ne bote.”

Cfare kerkon nga lojtaret e tu?
“Nese vjen tek Inter, duhet te jesh profesional ne 100%. Shikoni Zanettin, nuk pi alkool, eshte rifutur nga demtimi tre muaj me pare, ne 10 minuta kunder Livornos ka dhene nje sinjal per te gjithe, duke marre pjese ne aksionin e 2-0. Me te vjeterit duhet te transmetojne disiplinen e duhur tek te rinjte, qe mund te ndihen superstare duke pare shumen e parave qe qarkullon, por qe me vone kuptojne qe karriera ashtu zgjat vetem tre vjet. Mjaft te mendojme per Steve Francis, talent shume i madh i NBA por qe ka perfunduar shpejt. E di mire qe nje gje jane fjalet, nje tjeter faktet.”

Cila eshte skuadra qe ju pelqen me shume ne Europe?
“Me pelqen si luhet ne Bundeslige: Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih kane dhene nje sinjal te rendesishem. Ne Angli ka shume agonizem, nje mentalitet ndryshe, ndersa ne Spanje ka pak klube kompetitive. Ajax ka qene klubi i pare qe ka treguar futbollin total, por leksioni qe te gjithe mund te mbrojne dhe sulmojne ne te njejten kohe vlen akoma. Dhe per te ngelur tek Inter, duhet te them qe Mazzarri e ka bere shume agresive.”

Sa do te jete e veshtire te jesh presidenti i Interit nga Xhakarta?
“Kam folur me Mao (Angelomario Moratti). Besoj qe nje partnership eshte themelor: une nuk mund te jem ne Milano cdo dite, por tani jeta ime eshte e lidhur me Interin. Megjithate, meqe ra fjala tek mendimet dhe veprimet, mund te komunikohet ne mijra menyra: edhe me lojtaret mund te flas ne email dhe telefon, dhe pastaj kur te jem ne Milano t’i shoh ne sy. Dhe ndoshta do te bejme nje udhetim grupi ne Bali: eshte nje ishull fantastik.”

Ne skuadren tjeter te Milanos, thuhet qe presidenti, Berlusconi, ben formacionin…
“Besoj se eshte themelore menyra si pronaret punojne me drejtuesit, qe jane celesi i sukseseve. Une nuk jam padroni qe imponon formacionin: duhet pune kolektive dhe besim tek skuadra. Nese nuk vijne rezultatet, shihet problemi. DC United vitin e shkuar ishte ne maje, kurse kete vit eshte e fundit, pavaresisht se investimet dhe skuadra jane te njejta: per kete kam folur me trajnerin per te kuptuar cfare nuk kishte funksionuar, duke pare qe ne veshtiresi eshte e rendesishme te diskutohet, dhe pastaj i kam dhene nje tjeter vit besim. Por nese do te shkoje keq akoma… Mes te tjerash ne Amerike nuk ka renie nga kategorie. Ketu nese shkon keq, bie ne Serine B: une e mbroj skuadren por nese nuk japin gjithcka, duhen ndryshime.”

Ne sa kohe dhe me sa njerez dhe cilet mendon se duhet te ndryshohet struktura e Interit?
“Nga takimi jone i pare i kam thene Morattit, qe ka bere nje pune te madhe, qe nuk kam ardhur per ta zevendesuar, por per te punuar bashke, per ta ndihmuar. Eshte e drejte te shohim realitetin: futbolli eshte nje biznes i madh dhe behet e veshtire te konkurrosh me klube qe kane te ardhura prej 500-600 milion ne vit, nese ti fiton 140 milion. Mund te ndodhe qe nje here mos fitoje me i pasuri, dhe kjo eshte e bukura e futbollit, por ne nje periudhe afatgjate, i pasuri ka sukses. Une dua nje klub te shendetshem, dhe gjithashtu fitues: eshte per kete arsye qe punojme pa pushim prej te premtes, me takime nga mengjesi ne mbremje. Kam pak kohe, te enjte ne mengjes nisem, por me pare dua te shoh cfare ndodh. Do te ishte e gabuar te shkoja tek ky ose ai drejtues duke i thene qe po gabon: me pare dua te mendoj gjithcka, te degjoj ku jane problemet. Kemi perpara nje plan 100-ditor, tre muaj per te kuptuar si te veprojme, por pikerisht per kete eshte e rendesishme qe te kuptoj keto dite cfare eshte gabuar dhe cfare eshte bere mire. Do te kthehem nga 28 nentori ne 2 dhjetor: pas gjithe ketyre takimeve duhet te kuptoj qe drejtuesit e kane kuptuar mesazhin dhe kane filluar punen.”

Kur te ktheheni do te jete rasti per nje mbledhje te Keshillit te Administrimit ku do te ndahen detyrat?
“Me pare duhet te verifikoj qe gjithcka shkon mire mes atyre qe ishin dhe te rinjve, sepse ne janar duhet te punojme seriozisht. Ne 29 kam ftuar nje partner amerikan, Jason Levien: dikush ka shkruar gabim qe do ishte partneri im tek Inter, por dua gjithsesi qe te njihet me Morattin per te ndare se bashku eksperiencat respektive.”

PSG ka rithemeluar shoqerine duke i besuar menaxhimin e projektit te ri nje ‘njeriu te forte’ si Leonard: pavaresisht emrit, ke ne mendje nje zgjidhje per Interin?
“Une nuk besoj tek “one man show”, besoj tek sistemi kolektiv. Per kete sot kam takuar Mao-n, Brancan, Ausilion dhe te tjere te bordit per te diskutuar per merkaton ne janar. Kemi percaktuar disa emra, do te punojme prej neser (dmth sot). Mazzarri ishte ne Pinetina, por gjithmone ne kontakt me telefonata te gjata. Kjo eshte menyra ime e punes, eshte e thjeshte te fajesosh dike per nje gabim, por nuk eshte ne filozofine time. Dhe fjala e fundit nuk do jete e imja, por e bordit. Une mund te them qe dua kete ose ate lojtar, por nese Mazzarrit nuk i sherben, c’kuptim ka ta marrim?”

Eshte e vertete qe ne kontraten e blerjes te Interit ka nje klauzole per ndertimin e nje stadiumi te ri?
“Nese shikon te ardhurat e klubeve me te mira, stadiumi luan nje rol te rendesishem. DC United luajne ne nje stadium, RFK, qe eshte nga 1956 dhe ka lindur per baseball, me nje fushe ne forme diamanti, i parehatshem per futboll. Po punojme per nje stadium te ri, por nuk do te kishte kuptim ta benim me 40 mije vende: ne USA ka numra te ndryshem. Tek Interi duhet te studioj mire cfare eshte me mire te behet, nese te ndertojme nje stadium te ri apo te qendrojme ne Giuseppe Meazza. Ai stadium eshte legjendar, por struktura eshte shume e vjeter. Kam qene 2 muaj me pare: mungojne vendet per te ngrene, ka pak ashensore, duhet te perdoresh shkallet dhe mungojne shume gjera te tjera. Ne stadiumet moderne, per shembull Emirates i Arsenal, vendet VIP sjellin 30% te te ardhurave. Duhet te mendosh per keto gjera, por nuk dua te marr nje vendim qe nuk mund t’ja lejojme vetes.”

E shkuara jote sportive?
“Kam luajtur basketboll, pavaresisht centimetrave, jam nje mbrojtes i mire. Dhe kam stervitur, kur nuk kishim para per te marre nje trajner te vertete. Aspak futboll? Kam luajtur calcetto, sepse kur isha 14-15 vjet kam kuptuar qe te luaje me 11 lojtare mund te rrezikoje me shume demtime, dhe ne ate rast nuk mund te luaja basketboll. Nuk isha nje futbollist i mire, por mund te jem nje drejtues i mire.”

Po meson italisht? Ke shkuar me tej se “chi non salta rossonero è” qe ke thene me pare?
“Duhet te mesoj italishten, por kur i kalon 30 vjec eshte me e veshtire te nisesh nje gjuhe te re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.