Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir frenon, por do te interesohet per merkaton…

Thohir frenon, por do te interesohet per merkaton…
Andi Prifti

Disponibilitet maksimal ne nje operacion shume-milionesh per Erick Thohir. Manjati indonezian, e cili eshte ende ne Milano per te mbyllur detajet e fundit me presidentin e Interit, ka dashur te sqaroje nje teme per te cilen shume media kane perqendruar vemendjen: merkatoja zikalter. Fjalet e Thohir mund ti zhgenjejne tifozet, qe me ardhjen e tij shpresojne per goditje te rendedishme dhe ndoshta nje nderrim te dirigjenteve: “Kam degjuar te flitet per Leonardon por nuk eshte e vertete. Nuk dua te ndikoj ne zgjedhjet e merkatos. Jemi ne  nje tratative me gjenerale dhe do t’i respektoj kohet e familjes Moratti.”

Pyetja eshte: duhet te besojme apo jane deklarata sa per te kaluar rradhen? Nese eshte e vertete qe manjati nuk do e pranoje nje minorance aksionesh por deshiron te gjithe klubin, edhe ne periudhe te shkurter, eshte e veshtire te besojme qe nuk ka deshire te ndikoje ne kapitullin e rindertimit te skuadres. Kjo mund te thuhet duke pare vendosmerine e tij, dhe do te ishte pothuajse e pamundur te blije nje klub, duke mos u kujdesur aspak per merkaton. Pervec kesaj, duke pare qe eshte duke ardhur shitja e nje pakete shumice aksionesh, Erick Thohir do te behet se shpejti pronar i FC Internazionale, prandaj me shume mundesi do te interesohet edhe per menaxhimin e klubit, ashtu si edhe per operacionet e merkatos, edhe pse goditjet e rendesishme do te shtyhen per periudha me te mira se kjo qe klubi po kalon tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.