Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir gati per sulmin final. Nga e hena fillon faza e nxehte.

Thohir gati per sulmin final. Nga e hena fillon faza e nxehte.
Xhorxh Gellci

Asgje nuk ka perfunduar. Erick Thohir eshte duke studiuar sulmin deciziv per te marre aksione te rendesishme te Interit dhe vete Moratti pret me padurim nje oferte qe e kenaq, shume i vetedijshem qe nje hap prapa (por jo dy) mund te sherbejne per te miren e Interit.

“Eshte e dukshme qe nese eshte arritur ne nje pike ku flitet per fuqi vendimarrese, pakte dhe vleresieme, ka ndodhur sepse Moratti ka lene te hapur shitjen e nje kuote pakice, qe brenda tre vitesh do te kthehej ne shumice. Gjithashtu nuk rezulton se Thohir eshte i gatshem te investoje bindshem, per te ngelur gjithmone ne ane te projektit.” – tregon Gazzetta dello Sport. Me pas, gazeta shpjegon detajet e marreveshjes te mundshme dhe momentin kur mund te behet: “Datat e skadimit per te arritur marreveshjen ekzistojne. Fundi i korrikut do te jete data percaktuese. Ne qofte se brenda nje muaji nuk gjendet nje marreveshje, manjati indonezian do te terhiqet perfundimisht dhe pastaj do i takoje Morattit te vendose nese do te kthehet tek te tjeret qe kane shprehur interesim ose ta pezulloje kete ceshtje. Por prej javes te shkuar do te merret vesh me shume. Per momentin, Interi eshte i impenjuar me mbylljen e bilancit 2012-2013, i parashikuar per te dielen e ardhshme. Prej te henes do te filloje zyrtarisht sezoni i ri dhe brenda disa ditesh do te kuptohet nese do te kete mundesi per te arritur marreveshje, apo Erick Thohir do te ngelet vetem nje sugjerim.

Si perfundim, edhe nje muaj kohe dhe do te ngrihet sipari per menaxhimin e ri te skuadres, ose te bjere perfundimisht, ndoshta duke shtyre gjithcka me muaj dhe me nje bleres te ndryshem. “Ka shume me teper kohe se sa thone gazetat” – ka thene Moratti. Qe prej atij momenti, qetesi nga te gjitha anet dhe komponentet e tratatives. Prej dy mundesive, zgjidhet vetem nje: marreveshja eshte afer ose nuk do te behet kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags